Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Eliot Engel.
Kurti me Engelin kanë biseduar lidhur me situatën pandemike me Covid-19, dhe atë politike.
Sipas një komunikate për media, Engel kishte paraqitur në hollësi pozitën e tij në raport me qasjen e administratës amerikane, posaçërisht të Ambasadorit Grenell, kundrejt qeverisë së zgjedhur në bazë të Kushtetutës dhe sistemit demokratik zgjedhor.
Ai theksoi se nuk pajtohet në asnjë mënyrë me ndërhyrjen se kush duhet ta udhëheqë Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Vetëm qytetarët e Kosovës mund të vendosin një gjë të tillë.”
Më tej thuhet se “Engel shprehu përkrahjen e plotë për Qeverinë Kurti në menaxhimin e COVID-19, si dhe në respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Ai pohoi se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1999 ka qenë të përkrahë shtetin demokratik e të pavarur të Kosovës.”
“Kongresisti gjithashtu paraqiti mendimet e tij, që i shprehu në letrën e fundit të tij që i shkroi Sekretarit të Shtetit Pompeo, në të cilën bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë taktikat e rënda ndaj Kosovës duke anashkaluar përpjekjet e çnjohjeve të Kosovës nga Serbia dhe zgjerimin e marrëdhënieve të tyre me Serbinë”.
Ai theksoi që Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në politikat e brendshme të Kosovës, përfshirë atë që kush duhet të udhëheqë shtetin dhe dialogun me Serbinë.
Kongresisti Engel gjithashtu u pajtua me vendimin e Kosovës që të largojë tarifat dhe kërkoi që programet e Korporatës së Sfidave të Mileniumit duhet të rifillojnë pa ndonjë pengesë.
Kryeministri paraqiti falënderimin e qytetarëve të Kosovës dhe diasporës Shqiptaro-Amerikane për punën dhe rolin e Kongresistit Engel dhe për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj Kosovës.
Ai ka kaluar 3 dekada në regjion dhe përkushtimi i tij aktiv është i shoqëruar nga njohuria e kaluar dhe vizionin e pastër për të ardhmen Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor.
Në fund thuhet se “Kryeministri në detyrë Kurti paraqiti nevojën dhe domosdoshmërinë për koordinimin e relacioneve transatlantike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mbrojtje të interesave në Ballkan, si mënyra e vetme e garantimit të paqes, demokracisë dhe progresit. Biseda përfundoi me përkushtimin e plotë nga të dy anët për bashkëpunim dhe përkushtimin e Kongresistit Engel për mbështetje në kanale diplomatike dhe qëndrime publike në mbrojtje të demokracisë, kushtetutshmërisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ai paraqiti gatishmërinë e tij për komunikimin konstant sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë”, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë