LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Kosova dhe Shqipëria të veprojnë sa më shpejt t’i ndihmojnë shqiptarët e Luginës, ajo pjesë po zbrazet

Kurteshi: Kosova dhe Shqipëria të veprojnë sa më shpejt t’i ndihmojnë shqiptarët e Luginës, ajo pjesë po zbrazet

Kuvendi i Kosovës ka hapur seancën e jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Deputeti Ismail Kurteshi, kryetar i komisionit për arsim, ka thënë se gjatë vizitës në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, janë njoftuar për së afërmi me situatën e vështirë në të cilën jetojnë shqiptarët atje.

Ai ka thënë se është konstatuar se me programet aktuale shkollore nuk mund të ruhet kultura, tradita e shqiptarëve.

“edukimi po pengohet nga institucionet e Serbisë. Numri i nxënësve është zvogëluar, problemet me tekste shkollore nuk është zgjidhur. Të diplomuarit në Kosovë bredhin rrugëve të Luginës për shkak të mosnjohjes së diplomave nga shteti i Serbisë, biblotekat atje janë shumë të varfëra. Nevojë urgjente është sigurimi i më së paku një teksti shkollor për çdo lëndë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Kurteshi ka thënë se po ashtu nxënësit në mungesë të tekste mësojnë nga shënimet.

“Numri i të punësuarve në administratë është simbolik, në spitalin regjional të Vranjës është i punësuar vetëm një shqiptar, në Ministrinë e Arsimit të Serbisë punon vetëm një shqiptar. Në komunën e Medvegjës nga 87 të punësuar vetëm 3 janë shqiptar, në Preshevë është mbyll Gjykata Themelorë, në Medvegjë është mbyllur dega e fakultetit ekonomik. Në Luginë janë rritur gjobat ndaj atyre që përdorin simbolet kombëtare”, ka thënë ai.

Kurteshi ka përmendur kërkesat që duhet të plotësohen për shqiptarët e Luginës.

“Në takim në Këshillin Kombëtar është kërkuar, të respektohet referendumi i shqiptarëve të Luginës i vitit 2012, çështja e Luginës të bëhet pjesë e dialogut, të informohen institucionet për politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve, të insistohet në parimin e reciprocitetit në mes të shqiptarëve të Luginës dhe serbëve në Kosovë, të ndërprehet menjëherë pasivizimi i adresave sepse paraqet spastrim etnik të shqiptarëve, është kërkuar pajisje me dokumente të shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë, është kërkuar rritje e kuotave të studentëve që diplomojnë në Kosovë…”, ka thënë ai.

Sipas tij nëse nuk përkrahen politikisht apo financiarisht nga Kosova dhe Shqipëria, shqiptarët e Luginës janë të detyruar ta zbrazin Luginën.

“Nëse institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë nuk fillojnë menjëherë me i përkrah politikisht dhe financiarisht shqiptarët që jetojnë në Luginë, ata do të detyrohen të ikin nga ato troje për shkak të politikës diskriminuese të Serbisë. Të kalojmë në vepra nga fjalët, përndryshe faji për zbrazjen e Luginës sa bie mbi Serbinë bie edhe mbi institucionet tona”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori