LAJMI I FUNDIT:

Kurteshi: Deputetët u detyruan të nënshkruajnë për shfuqizim të Gjykatës Speciale (Video)

Kurteshi: Deputetët u detyruan të nënshkruajnë për shfuqizim të Gjykatës Speciale (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe qëndrimin e VV-së për nismën e deputetëve për shfuqizimin e saj.

Ai tha se historia e inicimit të Ligjit për Gjykatën Speciale është e dhimbshme, tragjike dhe e neveritshme.

“Po të shikohet në tërësinë e vet, Gjykata Speciale është një histori e dhimbshme, tragjike dhe e neveritshme. Prej fillimit kemi pa një lojë të neveritshme të akterëve kryesorë…”, theksoi Kurteshi.


Ai po ashtu u shpreh se disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë qenë të detyruar nga akterët kryesorë që t’i japin nënshkrimet e tyre për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“I kanë detyruar bashkëluftëtarët e tyre të mbledhin nënshkrimet për shfuqizimin e këtij Ligji. E tash del Kadri Veseli dhe thotë se Gjykata ka me u bë. Jam i prirë ta shoh këtë si një blof…”, tha ndër të tjera deputeti i VV, Sami Kurteshi.

Duke folur për qëndrimet e Vetëvendosjes në lidhje me Gjykatën Speciale, ai tha se VV ka qenë gjithmonë parimore në këtë drejtim.

“Çdo vendim që është marr në Kuvend, e kemi analizuar me kujdes të madh. Nuk kemi lejuar që të bëhet lojë në emër të Thaçit e Veselit. Pa u heq shkaku nuk hiqet pasoja. Shkaku është Thaçi me miqtë e vet. Duhet ta shohim të ashtuquajturën Gjykatë Speciale në tërësinë e vet…Kemi pasur edhe veprime tjera që janë jashtëzakonisht të dëmshme, si demarkacioni, dialogu Kosovë-Serbi etj”, u shpreh Sami Kurteshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori