LAJMI I FUNDIT:

Kurrë mos e fyej një Viking, sepse “Gjëja” mund të vendosë fatin tënd

Kurrë mos e fyej një Viking, sepse “Gjëja” mund të vendosë fatin tënd

Nëse do të ofendonit një Viking, një reagim normal do të ishte vrasja në vend. Nëse vrasja ndodhte ditën për diell me dëshmitarë të pranishëm dhe pa u përpjekur vrasësi, që ta fshihte veprimin e tij, dënimi për krimin do të ishte pagimi i gjobës.

Vikingët kishin një sistem kompleks nderi dhe gjyqësor që ndoshta u zhvillua gjatë shumë shekujsh, shumë kohë para Epokës së Vikingëve.

Shumica e konflikteve zgjidheshin midis familjeve të përfshira. Nëse ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje, Gjëja (gjuha e vjetër e vikingëve, anglishtja e vjetër dhe islandishtja e vjetër: þing, kuvendi qeverisës i njerëzve të lirë) kishte fjalën e fundit.


Të thirrej Gjëja, konsiderohej si një akt shumë armiqësor dhe për këtë arsye palët gjithmonë përpiqeshin të arrinin një marrëveshje. Mbledhjet mund të ishin gjithashtu mënyra për t’i detyruar kundërshtarët të arrinin një zgjidhje të mosmarrëveshjes.

Një Viking mund të gjobitej, dënohej me vdekje ose të shpallej i jashtëligjshëm. Kjo e fundit do të thoshte se dikush mund të të vriste pa asnjë pasojë, diçka që konsiderohej më e keqe se një dënim me vdekje.

Një metodë tjetër për zgjidhjen e çështjeve mes tyre ishte një duel: një sfidë ku dy burra luftonin me shpata ose me armë të tjera, shpesh për gratë apo pronën.

Vrasjet e hakmarrjes

Në shoqërinë Vikinge, të gjithë burrat dhe gratë e lira kishin të drejtën të bënin vrasje për hakmarrje.

Mund të vrisje dikë në publik pa patur pasoja serioze, sepse ishe i ndershëm dhe nuk i fshihje veprimet tuaja dhe ua jepje të tjerëve mundësinë për të reaguar.

Ishte e rëndësishme që të merrje përgjegjësinë për vrasjen dhe të mos ikje, dhe të paguaje gjobat. E njëjta gjë vlente për të vrarë dikë në një luftë.

Zjarrvënia ose vrasja e dikujt gjatë natës konsiderohej jashtëzakonisht e neveritshme, sepse nuk i jepje njerëzve mundësinë për t’u mbrojtur. Veprat ishin të dënueshme me dënim me vdekje, ose kryerësi shpallej jashtë ligjit.

Gjobat

Vikingët mund të ishin jashtëzakonisht të dhunshëm kur bastisnin Ishujt Britanikë dhe Evropën kontinentale, por në shtëpi në Skandinavi kishte dënime të ashpra për kryerjen e krimeve të dhunshme.

E gjithë familja ishte përgjegjëse nëse një i afërm bënte një shkelje, të tilla si vrasjet e hakmarrjes dhe ata duhej të paguanin pjesë të konsiderueshme të gjobave të tij ose të saj.

Një shembull: Nga vrasja e një personi të lirë, familja duhej të paguante ekuivalentin e 189 lopëve. Në krahasim, një skllav mashkull kishte të njëjtën vlerë si dymbëdhjetë lopë dhe një skllave femër, tetë lopë.

Konvertuar në vlerën e sotme 189 lopë i korrespondojnë përafërsisht:

Vrasësi duhej të paguante 120,470 dollarë.

Vëllai i vrasësit duhej të paguante 43,058 dollarë.

Xhaxhai i vrasësit duhej të paguante 11,765 dollarë amerikanë.

Kushëriri i vrasësit duhej të paguante 22,235 dollarë amerikanë.

Të afërmit e largët duhej të paguanin gjoba që varionin nga 188-5059 dollarë.

Qëllimi i gjobave ishte për t’u kujdesur për familjen e viktimës.

Sistemi i ndëshkimit në shoqërinë norvegjeze i bëri njerëzit të mendonin dy herë para se të fyenin një Viking. /Bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori