LAJMI I FUNDIT:

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, largohet baneri që ishte vendosur në hyrje të qytetit të Budvës

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, largohet baneri që ishte vendosur në hyrje të qytetit të Budvës

Në qytetin e Budvës është larguar baneri “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, i cili ishte vendosur ditë më parë në hyrje të këtij qyteti.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe analisti malazez, Ljubomir Filipoviq, i cili ka thënë se ky gjest përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira.

Transparentë “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” në Budvë
Lexo po ashtu Transparentë “kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” në Budvë

“Baneri i turpshëm luftënxitës është hequr. Si një gjest që përfaqëson ndjenjat e vërteta të qytetarëve me qëllime të mira të Budvës dhe Malit të Zi, unë u kërkoj ndjesë të sinqertë fqinjëve tanë në Kosovë për vendosjen e tij më herët”, ka shkruar ai në X.


Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar se baneri me mbishkrimin luftënxitës është hequr nga inspektorati komunal. /Telegrafi/

https://twitter.com/ljubofil/status/1736110740166135821