Fizikani i njohur Stephen Hawking ka pohuar se, nëse njerëzit nuk duan të përballen me zhdukjen, duhet të braktisin planetin, si e vetmja alternativë e mundshme.
Për më tepër, duke konsideruar kërcënimet me të cilat përballemi ne si specie, njerëzit gjithashtu kanë aftësinë të shkatërrojnë vetveten, ose planetin tonë me armë termo-nukleare.
Ja një fakt interesant: Mbi 99% e të gjitha specieve që kanë ekzistuar ndonjëherë në planetin tonë, janë zhdukur.
Në çdo rast, nëse ndodh që një ditë Toka të bëhet e pabanueshme për shkak të ndonjë katastrofe, lista rendit 8 mënyrat se si ne mund të shmangim zhdukjen e species.
1- Tokë-formimi
Deri tani më ambiciozja, është ideja për të krijuar me qëllim kushte të përshtatshme në një planet të pabanueshëm, në mënyrë që njerëzit të jetojnë atje normalisht, njësoj si në Tokë.
Ky proces i quajtur tokë-formim, është mjaft larg dispozitave të teknologjisë dhe kapacitetit të sotëm, por mund të jetë një alternativë e mundshme në një të ardhme të largët. Hapi i parë do të ishte lëshimi i gazeve të serave në atmosferën e planetit, duke krijuar kushte që nxehtësia e diellit të jetë aq e lartë sa nevojitet. Në rast se tokë-formimi do të kryhej në Mars, temperaturat do të duhej të rriteshin, aq sa të avullonin akujt polarë. Kjo, në kthim, do të lëshonte dyoksidin e karbonit në atmosferë, çfarë do të ngrohte edhe më shumë planetin. Akulli do të shkrinte, duke rritur presionin atmosferik dhe duke siguruar më tepër ujë. Faza e fundit, dhe ajo që merr më shumë kohë në fakt, do të ishte mbjellja e pemëve që përdorin dyoksidin e karbonit dhe nxjerrin oksigjenin, çka do të krijonte ajër të përshtatshëm për frymëmarrje.
2- Vendrojat e planetëve
Sapo njerëzit të gjenden në hapësirë, vendrojat dhe kolonitë në planetët e tjera do të jenë hapi i radhës. Këto vendbanime do të ishin të një natyre të përhershme, për shkak të burimeve të disponueshme për t’u nxjerrë e për t’u transportuar në planetët e tjerë, si dhe për shkak të sasisë së madhe të energjisë së nevojshme. Habitatet në planetët si Marsi dhe Venusi do të duhej të ishin nëntokë ose të mbyllura, për shkak të kushteve të pabanueshme të planetëve.
Për shkak të temperaturave ekstreme dhe diferencave në presionin e ajrit, metodat për të siguruar jetesën do të ishin të ngjashme me ato të habitateve nëntokësore ose hapësinore. Ka pak ide praktike mbi atë se si do të mund të populloheshin planetët me përmbajtje të lartë gazi. Një metodë tjetër përfshin qytetet që qëndrojnë mbi sipërfaqe, në sajë të balonave gjigante, në atmosferat më të larta.
3- Vendrojat e satelitëve
Një alternativë tjetër, nëse do të na duhet të lëmë planetin, do të ishte kolonizimi i satelitëve si hënat dhe asteroidet. Vendrojat e sateliteve me gjasa do të ishin specifike varësisht burimeve të disponueshme në satelit. Pothuajse të gjithë elementët e njohur mund të gjenden në forma të qëndrueshme në asteroide ose në kometa.
Satelitët e pasur me elementë ose minerale specifike mund të minoheshin dhe materialet e tyre mund të transportoheshin lehtësisht në sajë të mungesës së gravitetit të fortë. Sasi të mëdha të ujit të ngrirë dhe të përbërjeve me përmbajtje karboni janë vënë re në hënat që rrotullohen rreth Saturnit, Uranit dhe Neptunit. Njëra nga hënat e Jupiterit, Ganymede, ka madje një magnetosferë, e cila mund të reduktojë rrezatimin diellor në sipërfaqe.
Vendrojat në satelite, ndërsa janë kyçe për marrjen e materialeve të ndërtimit ose gazit, nuk do të mund të ishin vendbanime të përhershme për njerëzit, pasi nuk do të kishte asnjë arsye për të qëndruar atje, pasi burimet janë konsumuar.
4- Stacione në hapësirë
Nëse planeti ynë dëmtohet aq sa riparimi i tij të jetë i pamundur, ose nëse popullohet mbi kapacitetin e tij, ne nuk kemi zgjidhje përveçse të largohemi diku tjetër. Hapi i parë jashtë tokës, do të ishte një habitat i madh hapësinor.
Habitatet hapësinore janë një temë popullore e trillit shkencor, por shumica prej tyre i ngjasojnë idesë së Stanford Torusit. Sipas tij, do të duhej një torus, objekt me formën e unazës, i cili kryen rrotullime të mëdha, që të ishte mjaftueshëm i madh sa të simulonte gravitet të brendshëm, duke përdorur një forcë centrifugale.
Pjesa e brendshme e torusit do të ishte mjaftueshëm e madhe sa të simulonte një mjedis natyror, që i ngjason një lugine të gjatë e që kthehet në fundet e saj, derisa takon sipër dhe krijon një rreth të plotë. Energjia do të vinte kryesisht nga energjia diellore dhe burimet e ndërtimit mund të minoheshin nga asteroidet, ose hënat dhe planetët e afërta. Për më tepër, duke pasur një shumësi të ndarë habitatesh hapësinore, do të sigurohej mbijetesa e species, edhe nëse një popullsi shkatërrohet.
5- Kolonizimi i oqeanit
Një zgjidhje e problemit të mbipopullimit dhe konsumimit në masë të burimeve do të ishte kolonizimi i oqeaneve. Një teknologji e quajtur konvertimi i energjisë termike në oqean (OTEC) përdor diferencën e temperaturës midis ujit të sipërfaqes dhe ujit të thellësisë, çka do të siguronte burime energjie lehtësisht të rinovueshme.
Energjia diellore dhe energjia e valëve mund të përftohen lehtësisht në det, gjithashtu. Teknologjia OTEC mund të sigurojë ujë të pastër, i cili do të ndihmonte së tepërmi bujqësinë hidroponike. Zgjatimi i habitateve njerëzore do të kërkonte ndërtimin e qyteteve nën ujë, pjesërisht të zhytura ose qytete mbi ujë. Janë sugjeruar megastruktura të tilla si Piramida Shiramizu, por për shkak të peshës shumë të madhe të përfshirë, ky projekt do të kërkonte një teknologji, që nuk është ende e gatshme.
6- Rregullimi i planetit
Në rast të një shkatërrimi në masë, si për shembull, një holokaust nuklear, impakti nga një asteroid, apo shkatërrime të tjera mjedisore me shkallë të gjerë, njëra mënyrë e mbijetesës së njerëzve është thjesht rindërtimi i planetit.
Njerëzit, me gjasa do të detyroheshin të vendoseshin në vende të paprekura, ose më pak të prekura nga shkatërrimi. Sigurimi i ushqimit dhe i ujit nuk është aq i vështirë sa mund të mendohet. Ka shumë teknika për pastrimin dhe sterilizimin e ujit. Zgjidhja afatshkurtër për ushqimin do të ishte kërkimi i tij në natyrë. Shpërthimi bërthamor mund të prekë ushqimet, frutat dhe perimet, duke i rrezikuar ato minimalisht.
Zgjidhja afatgjatë mund të përfshijë rifutjen e specieve të shkatërruara në natyrë. Në Norvegji gjendet vendi ku ruhen 250 milionë fara, të cilat kanë një kapacitet total prodhimi më shumë se 2 miliardë. Ky vend ndodhet brenda një mali, afër Polit të Veriut, 400 këmbë mbi nivelin e detit dhe shumë larg pllakave tektonike. Nëse zinxhiri ushqimor do të dëmtohej, vende të tilla do të ishin të rëndësisë kyçe për mbijetesën tonë.
7- Evolucioni artificial
Nëse zinxhiri ushqimor ndërpritet nga ndonjë pandemi mes njerëzve, një alternativë për të luftuar këtë mund të jetë manipulimi gjenetik.
Shkencëtarët tashmë kanë arritur të kuptojnë se si mund të kontrollojnë evolucionin e një virusi, në mënyrë që të manipulojnë sjelljen dhe riprodhimin e tij dhe ata gjithashtu mund të manipulojnë dhe të zëvendësojnë gjenet e njerëzve.
Viruse të padëmshme mund të evoluojnë, kështu që të tejkalojnë sistemet e imunitetit, duke i bëra ata sisteme perfekte të shpërndarjes për drogat që shënjojnë qeliza specifike. Inxhinieria gjenetike dhe terapia e gjeneve te njeriu munden potencialisht të ndalojnë prekjen e brezave të ardhshëm nga sëmundje të caktuara, si dhe të ndihmojnë ata të krijojnë hapësira për gjenet e nevojshme, në vend të atyre që janë të dëmshme, teknikë e quajtur terapia gjenetike e qelizave somatike.
8- Jeta nën tokë
Në fillim të viteve 1930, u krijuan plane për të krijuar një ndërtesë të madhe nëntokë, pas një gërmimi të madh.
Kjo u propozua si një zgjidhje inxhinierike për t’i bërë ballë tërmeteve në Japoni.
Ideja nuk u realizua asnjëherë, por zgjatimi i habitatit njerëzor nën tokë është prej kohësh një ide popullore. Nëse sipërfaqja e tokës bëhet e pabanueshme për njerëzit, për çfarëdolloj arsye, rrezatimi nuklear ose solar etj, jetesa nën tokë mund të jetë një zgjidhje për mbijetesë, transmeton tiranaobserver.
Problemet e dukshme do të jenë mungesa e dritës së diellit, ajrimi, ushqimi dhe uji, por, siç kemi dëgjuar së fundi nga minierat në Kili, çështjet psikologjike që lidhen me të qenit nën tokë janë të shumta dhe mirëqenia e shëndetit mendor është po aq e rëndësishme sa mirëqenia e shëndetit fizik. Bujqësia nën tokë mund të zhvillohet, por ciklimi dhe energjia efeciente do të përbënin problem. Në instancë të fundit, jetesa nën tokë do të ishte me gjasa një periudhë e përkohshme, derisa të mundësohej rikthimi në sipërfaqe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje