LAJMI I FUNDIT:

Kur mashkulli përqafon femrën, asaj i rriten krahët: Nëse ju përqafon kështu do të thotë që ju do pa kufi!

Kur mashkulli përqafon femrën, asaj i rriten krahët: Nëse ju përqafon kështu do të thotë që ju do pa kufi!

E po, në duart e tij – është ngrohtë, këndshëm, qetë. Janë këto çaste për të cilat femra ka shumë nevojë.

“Kur mashkulli qetë i ofrohet pas shpine, dhe e përqafon femrën, ai me duart e veta ia mbyll rrethin. Rrethin e saj dhe të vetin. Rrethin e butësisë, ngrohtësisë… mirëkuptimit, mbrojtjes.

Dhe mu në qendrën e këtij rrethi të gjallë, ai e vendos femrën. Dhe vetvetiu në mënyrë të pavetëdijshme tregon që tani ajo është qendra e gjithësisë së tij.

Mashkulli e përqafon femrën në qetësi. Hesht edhe femra. Ajo ndihet sesi ngrohtësia del nga këto duar të ngrohta dhe të heshtura.


Kur mashkulli përqafon femrën, asaj në çast i rriten krahët. Në atë rreth ajo është e qetë. E heshtur.

Ajo, sikur sheqeri, shkrihet nga kjo butësi e heshtur. Cila është ajo tashti, e cila qëndron në qendër të rrethit të tij të gjallë? Çfarë ndien femra në këtë moment?

Gruaja apo e dashura? E dashura, apo ajo e cila dashuron. Heshtja… me batanije të lehtë mbulon krahët e saj… dhe fsheh nga mashkulli mendimet e veta… apo nuk i fsheh më? Sepse ajo tani është e përqafuar, e mbrojtur nga bota e jashtme, e cila është aq e ftohtë dhe e vrazhdë.

E po, këtu, në duart e tij – është ngrohtë, por edhe këndshëm, qetë. Këto janë momentet për të cilat ka nevojë më së shumti femra – pret dhe shpreson.

Shpesh përqafojeni femrën! Çojeni në qendër të rrethit tuaj! Ngrijeni gjithmonë me dridhjet tuaja të dhembshme dhe të ndjenjave të butësisë!

Thjesht, dashurojeni! Ajo ka nevojë për këtë. Po ashtu siç keni nevojë edhe ju…” /Telegrafi/

Shkruajti: David Tumarinson

Në trend Femra

Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Shtatzëna
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Kalo në kategori