LAJMI I FUNDIT:

Kur intelektuali merr anën e gabuar…

Kur intelektuali merr anën e gabuar…
Agron Shala (Foto: Fahredin Spahija)

Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, në kohën e Krizës së Madhe Ekonomike, shtetet e fuqishme të Perëndimit – Britania e Madhe, ShBA-ja dhe Franca – merreshin me problemet e brendshme, pa vrarë mendjen se çfarë po ndodhte në Gjermani, në Itali apo në Bashkimin Sovjetik, ku në emër të kthimit të shpresës dhe dinjitetit te populli po sundonin diktatorët si Adolf Hitleri, Bennito Musolini dhe Josif Stalini.

Pasi mori postin e kancelarit në janar 1933, gazetari uellsian Gareth Jones e intervistoi Hitlerin. Ai i njoftoi diplomatët britanikë se zëri i opozitës do të shuhej në Gjermani e se rrezikoheshin zërat kundër në shtetet e tjera; paralajmëroi pra për një Luftë tjetër të Madhe, por nuk u mor seriozisht. “Hitleri do të mësojë se është një dallim shumë i madh nga menaxhimi i një proteste dhe administrimi i një kombi”, është një nga përgjigjet cinike që mori.

Të njëjtin vit Jones ishte zëri më i sinqertë e më i guximshëm për tmerrin që po ndodhte në Bashkimin Sovjetik: për Holodomorin, zinë e bukës që kishte kapluar Ukrainën, duke lënë mbi shtatë milionë të vdekur, e ku për mbijetesë shfaqet kanibalizmi (ukrainasit i hanin madje edhe anëtarët e familjes). Por, pushteti sovjetik që i kishte përqendruar të mirat në Moskë, në të vetmin qytet ku lejoheshin të huajt, përmes propagandës dhe gazetarëve të shantazhuar perëndimorë – në mesin e të cilëve fituesi i Çmimit Pulitzer, Walter Duranty – ia dilte që komunizmin ta paraqiste si storje suksesi. Në këtë grackë ranë shumë intelektualë që mendonin se në Bashkimin Sovjetik po ndodhte eksperimenti më i madh e më i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Në mesin e tyre (deri-diku) ishte edhe George Orwell.

Regjisorja e njohur polake Agnieszka Holland, në filmin e saj të parafundit “Mr. Jones”, e lë një mundësi se Orwelli vë në pikëpyetje dilemat e tilla, menjëherë pas takimit me gazetarin Jones (siç dihet, zhgënjimin më të madh ai e pësoi gjatë Luftës Civile në Spanjë). Orwelli më vonë do të njihet si një nga intelektualët më të guximshëm, si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX dhe si autori i veprave më të fuqishme kundër totalitarizmit – “Ferma e kafshëve” dhe “1984”. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat” thotë, ndër të tjera, në “Fermën” e tij.

Sidoqoftë, në kohën e krizave të mëdha qëndrimi i intelektualëve ka shumë rëndësi. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar, qëndrimet e tyre të gabuara kanë shkaktuar huti të mëdha aq sa u krijuan lëvizjet nazifashiste në vendet e tjera, si Unioni Fashist Britanik apo Partia Popullore e Francës. Kështu, nga një krizë e neglizhencës, bota u fut në Luftën e Dytë Botërore e më vonë në Luftën e Ftohtë; nga një pushtim nazifashist në pushtim sovjetik, nga një shtypje në shtypjen tjetër. Dëme të tilla – gjatë sulmeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe – kanë shkaktuar edhe qëndrimet e intelektualëve, si: Noam Chomsky, Harold Pinter, Peter Handke, Regis Debray, Alain Badiou, Michel Chossudovsky, Tariq Ali, Gilbert Achcar, Patrick Besson, Edward Said… Qëndrimet e tyre shpesh ishin më të poshtra se qëndrimet politike të Kinës apo kërcënimet e Rusisë.

Për fund, vlen të citohet intelektuali shqiptar Branko Merxhani, përfaqësuesi më eminent i neoshqiptarizmës, i cili në një shkrim të vitit 1937 – teksa kundërshtonte komunizmin – paralajmëronte se nga e keqja e krahasimi me të keqen, lind e keqja tjetër: “Në qoftë se punëtori ndodhet me të vërtetë në një gjendje mizerable, atëherë vetëm një efekt mund të ketë kjo ndodhje: Mizerja do të bëhet ideologji dhe rryma revolucionare e proletariatit do të shkojë duke u shtuar. Mirëpo një proletar mizerabël, si do t’i realizojë detyrat e larta që i ngarkon Marksi? Nga mizerja vetëm një gjë del: Mizerje”!

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori