Floku simbolizon feminilitetin, identitetin, lirinë, bukurinë dhe pavarësinë, prandaj dhe modeli juaj i preferuar i flokëve flet kaq shumë për ju!
Flokët janë reflektim i identitetit. Shumë femra e lidhin ecurinë e ditës me gjendjen e flokëve; nëse flokët janë një katastrofë, me shumë gjasa e tillë do të jetë dhe dita juaj.
Shumë të hollë, të elektrizuar, shumë të thatë apo të djegur, me thinja ose bien shumë, vetëbesimi i një gruaje lidhet ngushtë me gjendjen e një prej tipareve më të rëndësishme.
Kjo lidhje kaq personale është provuar prej vitesh.
Flokë të shkurtra
Jeni natyrë ekspresive, moskokëçarëse dhe nuk iu pëlqejnë ‘lustrat’ e tepërta. Në ditën tuaj më të mirë mund të vendosni një penel të lehtë dhe një buzëkuq elektrizues që do t’ju ndriçojë gjithë fytyrën. Reflektoni forcë dhe vendosmëri. Gjërat i bëni shpejt dhe sipas mënyrës tuaj, pak a shumë si modeli i flokëve tuaja.
Flokë natyralë
Ato gra që i japin vetëm një tharje të shpejtë flokëve pas dushit, janë spirituale. Në kontakt të vazhdueshëm me brendinë e tyre. Janë emotive, romantike dhe shumë krijuese. Ndjekin rrjedhën me lehtësi, por ka gjithnjë diçka të ato që i dallon nga të tjerat dhe të nxisin t’i njohësh më shumë.
Onde artificiale
Nëse bëni pjesë në këtë kategori, jeni gjithnjë në kërkim të argëtimit. Ju mendoni se duke ndryshuar modelin e flokëve, do të tërhiqni gjëra më interesante drejt vetes. Jeni vanitozë, flirtues dhe arrini synimet tuaja pa shumë përpjekje. Jeni të komunikueshëm dhe njerëzit e kërkojnë shoqërinë tuaj.
Flokë me balluke
Jo më kot francezet identifikohen me këtë model flokësh. Të gjata, të holla, argëtuese, super-seksi dhe të shkëlqyera në shtrat! Janë shumë inteligjente dhe kanë një mënyrë gati-gati djallëzore të të zgjidhurit të problemeve. Mund të jetë shoqja jote më e mirë, ose armike e betuar.
Flokë të mbledhura topuz
Mund t’ia shihni një femre në karrierë. Tregon një natyrë luftarake dhe të vendosur. E di çfarë do dhe do ta marrë pavarësisht gjithçkaje. I vendos vetes korniza që shumë rrallë mund t’i kalojë, shkruan Anabel. Mund të jetë një bashkëshorte e devotshme ose një dashnore e shkëlqyer, nuk ka rrugë të mesme!
Flokë ‘bisht kali’
Jeni përtace kur vjen puna tek kujdesi ndaj vetes. Vendosni veten në plan të fundit dhe ju duket humbje kohe të kaloni disa minuta më shumë përpara pasqyrës në mëngjes për t’u kudjesur për flokët. Jeni gjithnjë për zgjidhje praktike. I bëni gjërat shpejt dhe pa u menduar gjatë. Punoni mjaft mirë nën presion dhe dini të jeni shumë argëtuese kur nuk keni asgjë që t’ju shqetësojë.
Flokë ‘me model’
Nëse modeli juaj i flokëve është ‘i rëndë’ dhe impenjativ, me shumë mundësi jeni kritike të mëdha ndaj vetes ose shumë dramatike. Nëse ju duhet shumë kohë për t’u bërë gati në mëngjes, kjo mund të nënkuptojë dy gjëra: jeni gjithnjë në ankth dhe shqetësoheni shumë për detaje ose jeni shumë dramatike dhe vdisni për vëmendje, prandaj kërkoni të bini në sy me modelin tuaj të flokëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë13 situata në të cilat vazelina është e domosdoshme: Nuk e keni idenë sa është efikase
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Udhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Gjashtë gabime gjatë tharjes së flokëve
Vazelinë në fytyrë dhe ushtrime çdo mëngjes: Truket që e mbanin Marilyn Monroe të dukej perfekt
Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë