Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan, sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, po e vlerëson të tmerrshëm dhe me potencial për dhunë me përmasa të gjëra.
“Nuk ka dyshim që individët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dënohen, dhe presioni duhet të bëhet në autoritetet serbe të bëjnë çka është e nevojshme, për të mbajtur përgjegjës ata njerëz. Ishte sulm i tmerrshëm, me potencial për të kaluar në një dhunë me përmasa më të gjera, pamë reagimin e NATO-s duke shtuar numrin e forcave brenda Kosovës, një shenjë e qartë që NATO është e shqetësuar për përhapjen e dhunës. Pra ky ishte një moment shumë i rrezikshëm, dhe personat përgjegjës duhet të japin llogari”, ka deklaruar Kupchan, për tëvë1.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit, ku thotë se SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion ndaj dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e saj.
“Mendoj që BE-ja dhe SHBA-të që tash po punojnë ngushtë, duhet të bëjnë presion mbi të dy palët, sepse të dy palët ndajnë fajin, që nuk kanë përparuar drejt normalizimit, e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar ai.
Kupchan thotë se vendimi i fundit për dinarin u mor në një moment kritik të politikët midis Kosovës dhe Serbisë.
Ndonëse sipas tij, Kosova me të drejtë po insiston që valuta e vetme të mbetet euroja.
“Mendoj që kryeministri Kurti ka çdo të drejtë politike dhe ligjore, që serbët në veri duhet të përdorin euron, ashtu si këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ata që jetojnë në Floridë përdorin dollarin. Por në kontekst të një momenti delikat kur Serbia dhe Kosova, shpresojnë, po provojnë të mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, unë mendoj që veprime të këtilla nuk janë të dobishme, por panevojshëm dhe provokuese”, thotë ai.
Sipas profesorit amerikan kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, po luajnë rolin e nacionalizimit në vend që të merren vendime siç thotë, të vështira.
“Kam besim që në fund, Kosova dhe Serbia të pajtohen dhe normalizojnë marrëdhëniet. Në mendjen time është pyetje ‘kur’ do të ndodhë kjo, e jo ‘nëse’ do të ndodhë kjo. Mendoj që është një moment kur të dy, edhe Kurti, edhe Vuçiq, duhet të dëshmojnë kurajë politike, të bëjnë zgjidhje dhe lëshime të rënda, por në vend të kësaj çfarë po shohim është se po luajnë rolin e nacionalizmit, e që nuk është e dobishme”, thotë ai.
Debat të ashpër pati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, midis kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, profesori nga universiteti Georgtown e vlerësoi debat të nxehtë pas një sërë vendimesh nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?