LAJMI I FUNDIT:

Kungull i pjekur me lëng shege dhe arra

Kungull i pjekur me lëng shege dhe arra

Pjata mund të konsiderohet antipastë për të shoqëruar pjatat e mishit të kuq apo djathërat e fortë, me kripë. Por, ata që duan mund ta konsumojnë edhe vetëm me shijen që ka dhe ta konsiderojnë një pjatë të shëndetshme e të ëmbël, për darkë.

Përbërësit:

▪ 4 feta kungulli
▪ 10ml vaj ulliri
▪ 100ml lëng shege
▪ 100g arra

Përgatitja:

Presim kungullin në feta jo shumë të trasha dhe e vëmë në furrë për ta pjekur me temperaturë 220 gradë për 10-15 minuta.

Në këtë kohë, përgatisim shurupin e shegës duke qëruar 1 kokërr të madhe shege.

I heqim të gjithë kokrrat dhe i shtypim që të marrim lëngun.

Në një tigan të vogël hedhim 2 lugë gjelle sheqer, e lëmë pak në zjarr dhe hedhim lëngun e shegës që të karamelizohet.

Vëmë kungullin në pjatë, hedhim shurupin mbi kungull dhe hedhim arrat dhe disa kokrra shege.

Living (Foto: Armand Habazaj)