LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Nga muaji i ardhshëm, faturat e energjisë elektrike pritet t’u vijnë më të shtrenjta qytetarëve. Kjo pasi Zyra e Rregullatorit për Energji ka propozuar rritje prej rreth 15 për qind. Ky propozim po kundërshtohet nga qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar edhe protesta.

Për këtë tashmë në rrjetet sociale ka nisur edhe fushata “Asnjë cent më shumë”. Qytetarët thonë se durimit i ka ardhur fundi.

“Çmimet sikur të kishin qenë normale në të gjitha sferat, edhe këtë çmim e kishim përballuar disi. Por, me 15 për qind është pak enorme. Është shqetësuese kur dihet edhe tek konsumet tjera janë rritur çmimet”, tha Bekim Jashari, qytetar.


Shpend Maxhera, po ashtu qytetar, tha se vetëdijesimi i qytetarëve duhet rritur tutje e duhet të jenë aktiv të bëjnë presionin e duhur që qeveria të kujdeset me shumë për mirëqenien. “Sepse po shohim çdo ditë se edhe çmimet e shportës bazike janë në rritje non- stop. Unë mendoj që duhet një aktivizim më i madh i qytetarëve”, tha ai.

Ndërkaq, qytetari, Adrian Maliqi, tha se çmimet duhet të jenë në bazë të të ardhurave të qytetarëve. “Shqetësuese është për të gjithë, sidomos për ata që janë me paga më të ulëta”, tha ai.

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës
Lexo po ashtu Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Ngritja e tarifave është kundërshtuar edhe nga bizneset.

“Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje te prodhuesit vendës. Rritja e sërishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme te bizneset”, kanë thënë nga Dhoma e Tregtisë.

Njohës të ekonomisë deklarojnë se krahasuar me standardin e jetës në vend, aktualisht nuk do të duhej të kishte ngritje të tarifave.

“Nuk do të duhej të kishte në rritje të tarifave aktualisht, përderisa Kosova po ballafaqohet me paga të ulëta dhe konsumatorët e kanë të pamundur t’i paguajnë faturat. Edhe ashtu, edhe në këto fatura ka ankesa të jashtëzakonshme”, tha Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë.

Ngritja e çmimit është propozuar pas kërkesave të operatorëve të shpërndarjes së energjisë.

Deri më 28 mars, qytetarët dhe palët e tjera të interesuara kanë afat që të dërgojnë komentet e tyre rreth raportit të ZRrE-së. /RTK/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Kundërshtohet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, paralajmërohen protesta

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori