LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet festimi i Vitit të Ri nga xhamia në lagjen Mati 1, Kryeziu kërkon reagim nga shteti

Kundërshtohet festimi i Vitit të Ri nga xhamia në lagjen Mati 1, Kryeziu kërkon reagim nga shteti

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se Xhamia “Mati-1” i obligoi nxënësit që të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.

“Për mos me thënë; po ju pengojmë si shqiptar… po e them; nuk po ju mjaftojmë si shqiptar!? Natën e ndërrimit të motmoteve, një xhami dhe një hoxh u përkujdesën të manifestonin propagandë fundamentaliste, kundër vlerave për një shoqëri të hapur e tolerante. Madje në shërbim të propagandës së tyre ata ekspozuan disa fëmijë, duke abuzuar me të drejtat e tyre”, ka shkruar Kryeziu.


Ai ka shtuar se këta propagandues fundamentalist nuk e promovojnë besimin në Zot, por në emër të besimit; janë të angazhuar ti bëjnë goditje rendit shoqëror dhe kushtetues, të shkuarës dhe të ardhmes shqiptare.

“Veprimet e tyre politike dhe fundamentaliste në emër të së drejtës për të besuar, nuk janë më vetëm ushtrim i së drejtës për të besuar”, është shprehur drejtori i KDI-së.

Kryeziu ka theksuar se është e rëndësishme që shteti të ndërhyjë për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

“Garancia më e mirë nga shteti është, kur ndalon veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtat e të tjerëve, si në rastin e kësaj xhamie dhe këtij hoxhe”, ka shkruar Kryeziu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori