Kultivoi karotën me gjatësi rekorde prej 60 centimetrave, që peshon 11 kilogramë (Foto)

21:"© Caters News Agency
Chris Qualley nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, pritet të hyjë në Librin e Rekordeve, me karotën me gjatësi prej 60 centimetrave.
Rekordin e mëparshëm, e mbante një karotë që peshonte 9.7 kilogramë, andaj pritet që ai të zë këtë pozitë, transmeton Telegrafi.

“Dheu, rrezet e diellit dhe plehrat janë sekreti i rritjes enorme”, ka thënë Qualley, i cili është amator në fushën e agronomisë.

Por, ai ka pasur suksese të mëparshme, pasi ka rritur në kopsht domate, rrepa, shalqi dhe kungull me përmasa gjigante, por jo për ndonjë rekord. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































