LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Shala: Nuk ka pasur përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje

Kujtim Shala: Nuk ka pasur përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka mohuar se ka sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Shala ka thënë për Telegrafin se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që nuk ka pasur përplasje fizike.

“Nuk është e vërtetë se ka pasur përplasje fizike, nuk ka ndodhur sulm. Ka pasur mbledhje të tensionuar që është prishur nga anëtarët e LVV-së”, ka thënë ai.


Shala tha se ambientet e Kuvendit të Kosovës janë nën monitorimin e kamerave prandaj çdo gjë mund të bëhet publike.

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.

Deputeti i LVV-së: U sulmova fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi, rastin e kam paraqitur në polici
Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së: U sulmova fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi, rastin e kam paraqitur në polici

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori