LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Gashi: Personi i arrestuar për abuzimin e dy milionë eurove, ka lidhje me LDK-në

Kujtim Gashi: Personi i arrestuar për abuzimin e dy milionë eurove, ka lidhje me LDK-në

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka folur për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në Thesarin e Kosovës, ku është raportuar se janë abuzuar me dy milionë euro.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se personi i arrestuar sot, e që dyshohet se ka abuzuar me dy milion euro nga Thesari i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë anëtari i PDK-së.

“Motra e tij ka qenë anëtare e Këshillit Qendrorë të LDK-së në Drenas dhe po ashtu ka edhe lidhje tjera me zyrtarë të LDK-së. Ai nuk ka asnjë lidhje me partinë tonë, PDK. I mbetet institucioneve ta hetojnë këtë vepër kriminale që na ka shqetësuar të gjithëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i PDK-së thotë se më e pakta në shenjë akti moral Ministrja e Financave do të duhej të jepte dorëheqje.

Edhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook ka sqaruar angazhimin e personit në fjalë në Komunën e Drenasit për rreth nëntë muaj.

“Lajm befasues se është paraburgosur ish drejtori i liruar nga departamenti i Buxhetit dhe Financave, për gati 9 muaj në komunën e Drenasit. Puna e tij në komunën tonë, gjatë vitit 2018, ka qenë e lidhur me përvojën e tij në Ministrinë e Financave, ndërsa ndërprerja e marrëdhënies së punës në Komunë, ka qenë për shkaqe personale.

Fotografia ime e publikuar nëpër media bashkë me z. Gruda, është fotografi gjatë dëgjimeve buxhetore, pra, nuk është e lidhur me aktivitetet partiake. Lidhja e emrit të tij me punën në komunë gati nëntëmujore në Drenas dhe si anëtar i PDK-së, është e pavërtetë. Nga dita e largimit të tij nga komuna, ai nuk kishte asnjë qasje profesionale as përgjegjësi.

Besimi ndaj organeve të gjurmimit, hetimit dhe zbatimit të drejtësisë, është e paluhatshme!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori