LAJMI I FUNDIT:

Kujdes çfarë pini gjatë festave! Njëmbëdhjetë të vdekur dhe radhë të gjata në spitale, pasi konsumuan pije false në Filipine

Kujdes çfarë pini gjatë festave! Njëmbëdhjetë të vdekur dhe radhë të gjata në spitale, pasi konsumuan pije false në Filipine

Të paktën 11 njerëz kanë vdekur dhe 300 njerëz kanë përfunduar në spital pasi një pije false ishte shërbyer në një festë Krishtlindjesh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka thënë se të sëmurët është dashur të kryejnë trajtim pasi pinë verë kokosi në Manila, Filipine.


Njerëzit e sëmurë u shtruan në spital pasi kryetari i Lagunës, Vener Munoz, u bëri thirrje njerëzve që të shohin këshillat mjekësore pas vdekjeve midis të enjtes dhe të dielës.

Ndryshe, thuhet se vera e arrës së kokosit – e njohur si Lambanog – është e popullarizuar në provinca dhe shpesh konsumohet gjatë pushimeve dhe festimeve.

Megjithatë, ajo shpesh prodhohet në mënyrë të paligjshme dhe bëhet me aditivë të rrezikshëm – dhe shitjet janë të parregulluara në Filipine.

Testet e gjakut dhe mostrat e Lambanogut të mbetur do të mblidhen dhe analizohen, ka thënë Departamenti i Shëndetësisë.

Gjithashtu Administrata e Ushqimit dhe Barnave të vendit (FDA) ka paralajmëruar më parë në lidhje me përdorimin e rrezikshëm dhe të ndaluar të metanolit si një shtesë në birrat e shtëpive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori