Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Qendër, ku ka paraqitur programin e tij zgjedhor dhe projektet kryesore që synon të realizojë pas marrjes së mandatit.

Në këtë tubim, Kuçi ka theksuar se prioritet do të jetë rikonstruktimi dhe ndërtimi i qendrës dhe sheshit të ri të Junikut, si pjesë e planeve zhvillimore të komunës.


Takimi është karakterizuar me entuziazëm dhe besim në fitoren e AAK-së, ndërsa banorët e lagjes Qendër kanë shprehur përkrahjen e tyre të fuqishme për Kuçin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të sjellë ndryshimin në komunë.

“Juniku është gati për ndryshim, për fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Kuçi, në mënyrë që të vazhdohet me projektet madhore dhe zhvillimin e komunës”, u tha mes tjerash në takim.