Kuçi: Nuk e di kur do të shpërbëhet Kuvendi

“Nuk e di kur do të shpërbëhet Kuvendi. Në takimin e radhës do të vendosin liderët”, ka thënë Kuçi për Telegrafin.
Ndryshe, sot pas takimit të liderëve politikë në Ambasadën Amerikane, duke u thirrur në deklarime të zyrtarëve nga kampet politike, mediat kanë spekuluar se Parlamenti mund të shpërbëhet javën e ardhshme kurse zgjedhjet nacionale mund të mbahen në qershor.
Ndërsa, më vonë u tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për themelimin e Forcave të Armatosura dhe për vendet e rezervuara zgjedhjet mund të shtyhen deri në tetor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































