Komunizmi ishte feja moderne e shekullit të XX-të në pothuaj gjysmën e botës. Pa priftërinj, imamë apo rabinë, por me sekretarë partie e bashkime profesionale. Pa librat e shenjtë që përmendnin Perëndinë, por me libra që shenjtëronin shejtanët që predikonin barazinë me citate e slogane. Komunizmi ishte një fe gjakatare, mizore e çnjerëzore që vrau, frakturoi, denatyroi dhe çoi në tragjedi jetën e qindra miliona njerëzve në të paktën tre breza njerëzorë dhe me një ndikim të egër, skajet fundorë të të cilit ende nuk duken. Lindi si ëndërr, por vazhdoi si makth. Premtoi dritë, por prodhoi terr e tmerr!
Për vetë mënyrën sesi i erdhi botës, për vetë shkaqet historike që e sollën në skenë, për vetë ambalazhin populist që fshihte thelbin e tij, luftën për pushtet, kjo fe pati shumë ndjekës e dishepuj. Të cilët nuk e dyshonin, por e besonin dhe sakrifikonin gjithçka për të. Shqipëria ishte një nga viktimat tragjike të atij aksidenti fatal historik. Madje, nga disa pikëpamje, e goditur shumë më rëndë se vende të tjera të kërrusur nën të njëjtin fat. Gjysmë shekulli nën diktaturën e asaj feje, megjithatë, e bëjnë ende shqiptarin e sotëm të kuptojë më mirë se një francez, gjerman, italian apo britanik gjuhën dhe zhargonin e diktaturës. Sepse pavarësisht nga ideologjia, komunizëm apo ekstremizëm fetar, diktaturat ngjajnë. Në mjete. Në sjellje. Në mendësi dhe në gjithçka tjetër.
Kërcënimet e fundit të Ajatollah Ali Khameneit për SHBA-në, por dhe përmendja prej tij e Shqipërisë, si një vend djallëzor që ndihmon tradhtarët e vendit të tij, ishte tipike gjuha e diktaturës. Kush kujton fjalimet e Hoxhës nga Shqipëria, nuk gjen ndonjë diferencë me tonet e Ajatollahut nga Irani. Kush qesh sot me vallen shqiptare në gojën e ujkut, i ka të gjitha arsyet të mos dëshpërohet nga frika që i postojnë nga shkretëtira.
Diktaturat kanë nevojë gjithmonë të gjejnë një armik për të faturuar çdo dështim dhe për të prodhuar sukses nga çdo dështim. Sa më i madh armiku, aq më i madh edhe monumenti lokal që ngre marrëzia e diktaturës. Hoxha dhe Shehu që ftonin dikur shqiptarët të luftonin dhe të triumfonin njëherazi ndaj imperializmit amerikan, revizionizmit sovjetik dhe tradhtarëve titistë, nuk kanë dallim në thelb nga vringëllimat që vijnë nga Irani. Ndryshojnë shumë në përmasë, por jo në thelb.
Diktatura që sot sundon atë vend të jashtëzakonshëm të botës, është destinuar të ketë fatin e diktaturave. Jo për shkak të supermacisë amerikane në raketa e aeroplanë, por për shkak të superioritetit dhe epërsisë së padiskutueshme në raport me dy sistemet e ndryshëm: demokracisë dhe diktaturës. Kush nuk kupton një gjë të tillë, e ka të vështirë të kuptojë së paku gjithë historinë moderne të shekullit të shkuar, Luftën e Ftohtë dhe thelbin e konfliktit të këtyre dy dekadave të para të shekullit të ri. E ka të pamundur të kuptojë dhe të djeshmen e afërt të Lindjes së Mesme, por dhe ndikimin që ajo mund të ketë në këtë anë të Ballkanit.
Në Tiranë ka shpërthyer një alarm i kuq dhe shumë teori konspiracioni, të ushqyera me megalomani ekstreme dhe vanitet qesharak, tipik Ballkanik, të cilat herë i atribuojnë Shqipërisë një llogore në këtë luftë, e herë kritikojnë SHBA-në për tejkalim të së drejtës së saj. Herë duke e parë Tiranën me gjithë Manzën e muxhahedinëve si shënjestër të hakmarrjes iraniane, e herë duke i tundur gishtin e akuzës ballukeve të Trumpit. Pavarësisht skajeve shumë të largëta: hane Shan e hane Bagdad, që në këtë rast “shqipërohet” ku Tirana e ku Teherani, nuk duhet vajtur aq larg për të gjetur kërcënime reale për jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare.
Minimale, por e drejtë në thelb: Shqipëria nuk është palë në konfliktin e Lindjes së Mesme. Dhe aty, si në një mirazh shkretëtire, asgjë nuk është siç duket. Kur flitet për luftë, mendohet për paqe dhe anasjelltas, kur përmendet shpata, kuptohet nafta, kur përmendet Zoti në qiell, mendohet pushteti në tokë. Çuditërisht, edhe këtu ngjajmë, por jo vetëm për shkak të komunizmit, fesë së djeshme të sekretarëve të partisë. Ngjashmëritë e Teheranit të sotëm, me Tiranën e djeshme nën diktaturë janë të plota. Shejtanët e hedhin njëlloj vallen brenda shisheve të tyre deri sa të thyhet shishja e radhës dhe atyre t’u vihet mbi kokë, po kapaku i radhës. Pak rëndësi ka nëse kjo bëhet me raketa apo me traktate paqeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje