Miliona dollarë ndihma që u miratuan për të mbështetur biznesin e vogël të goditur nga pandemia, po përfundojnë në duart e korporatave të fuqishme. Në këtë përfundim arrin banka e fuqishme e investimeve, Morgan Stanley.
Zyrtarët shpresojnë se paketa e re e ndihmave do të shkojë për të mbështetur bizneset e vogla që po përpiqen të mbijetojnë.
Morgan Stanley thotë se të paktën 243.4 milionë dollarë nga paketa prej 2 trilionë dollarëshe e miratuar për të stimuluar ekonominë e goditur nga Coronavirusi, u ndanë për të mbështetur kompani të fuqishme që tregtojnë aksione në bursën amerikane.
Bizneset familjare
Fondet u miratuan me bizneset familjare në mendje, për të ndihmuar operacione si dyqanet e vogla apo restorantet me më pak se 500 punonjës që kanë mbyllur dyert si rezultat i urdhrave të dhëna nga autoritetet në 43 nga 50 shtete amerikane për të ndalur përhapjen e epidemisë.
Por mënyra si ishte formuluar akti legjislativ i paketës stimuluese, edhe degë të kompanive të fuqishme me mijëra punonjës kishin mundësi të përfitonin fonde. Ligjvënësit reaguan me revoltim, pasi synimi ishte të mbështetej biznesi i vogël.
Qëllimi i fondit ishte të ndihmonte bizneset e vogla të paguanin punonjësit, pasi rreth 22 milionë amerikanë kanë humbur punën në këto biznese.
Kompania “Shake Shack” kthen fondet
Të paktën 75 kompani të fuqishme që tregtojnë aksione në bursën amerikane, disa prej tyre me zotërime me vlerë mbi 100 milionë dollarë, kanë deklaruar pranë Komisionit të Aseteve dhe Shkëmbimeve (SEC) se kanë përfituar fonde nga programi i ndihmave për biznesin e vogël, para se të mbaroheshin fondet një javë më parë.
Ndër kompanitë që përfituan ishte një fonderi metali me aksione me vlerë 400 milionë dollarë; një kompani e bioteknologjisë me vlerë 286 milionë dollarë; grupi Fiesta me disa restorante në pronësi dhe një vlerë mbi 189 milionë dollarë.
Pasi ligjvënësit shprehën revoltim për shpërndarjen e fondit, kompania “Shake Shack” që zotëron restorante në të gjthë vendin, ktheu 10 milionë dollarët që kishte marrë, por kompanitë e tjers ende nuk kanë shprehur vullnetin për të kthyer fondet që përfituan.
Administrata Amerikane e Biznesit të Vogël, e cila menaxhon programin, tha javën e kaluar se 4400 nga kreditë e miratuara ishin mbi 5 milionë dollarë, por kredia mesatare ishte rreth 206 mijë dollarë.
Ndihma të tjera së shpejti
Të martën Senati miratoi një paketë prej 484 milionë dollarësh ndër të cilat përfshihet një fond prej 310 miliardë dollarësh për të mbështetur biznesin e vogël.
Paketa pret tani miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve dhe firmën e presidentit për t’u finalizuar.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha se kompanitë e mëdha nuk do të lejoheshin të përfitonin nga këto fonde. Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje kompanive të mëdha të kthejnë shumat nga fondi i boshatisur i qeverisë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës