Ku ka përfunduar thesari i Gadafit? Askush nuk e di me saktësi, po kështu askush nuk e di se sa është shuma, edhe pse qarkullon shifra e një pasurie gjigante, diku tek 200 miliard dollarë (sa për krahasim, pasuria personale e Jeff Bezos të Amazon është pak më shumë se 100 miliardë).
Nga këto para, që nga viti 2011, viti i vdekjes së liderit libian, nuk ka asnjë gjurmë konkrete, por vetëm shfaqje fantazmë.
Ka nga ata që thonë se janë fshehur në kasaforta të shpërndara nëpër Afrikë, disa thonë se ka rënë pjesërisht në duart e Isis (një grup tjetër mbi pasuritë e të cilit ekzistojnë legjenda, por që kanë humbur gjurmët), disa thonë se ai është së paku pjesërisht në Dubai, pasi ka kaluar nëpër Londër dhe Itali.
Vitin e kaluar u publikua një investigim i madh nga Süddeautsche Zeitung, duke përmendur Panama Papers, që përmbante dëshmi se shumica e këtyre parave, së paku ato që gjendeshin në fondin sovran të themeluar nga vetë Gheddafi në vitin 2006, LIA (Libia Africa Investment) ishin investuar në fonde të naftës përreth Afrikës, në mënyrë që të lejonin qarkullimin e tyre. Pasuria mendohet të jetë rreth 60 miliardë.
Pikërisht fondi sovran libian (që, duhet të theksohet, është i pranishëm në rreth 500 kompani, duke përfshirë kompanitë italiane, ku gjatë viteve ka investuar rreth 3 miliardë në borde të kompanive të shumta si Eni, Enel, Unicredit, Finmeccanica, Fiat-Chrysler, Juventus etj) ka qenë, në orët e fundit, në qendër të një studimi të konsiderueshëm të publikuar në faqen e internetit Politico.eu.
Teksti përmban dëshmi se megjithëse asetet likuide të fondit janë ngrirë në pritje të stabilizimit të situatës politike në Libi (brenda vitin 2018, janë planifikuar zgjedhjet të cilat sipas OKB duhet të paqësojnë vendin, aktualisht i ndarë në dy rajone të kundërvënë, dhe të udhëhequra nga qeveritë e ndryshme, një me kryeqytetin Tripolin dhe tjetri me kryeqytetin Tobrukun), në të vërtetë ata vazhdojnë të qarkullojnë.
Një hipotezë, kjo që paratë libiane janë ende në qarkullim edhe pse rezultojnë të ngrira, e përforcuar edhe nga investigimi i fundit i Politico, që ka mbledhur prova të faktit që fondi sovran LIA shpërndan i pa shqetësuar ende dividente aksionesh, të ardhura nga obligacionet dhe pagesa interesash. “Gjashtë vjet pas vdekjes së Gedafit, fondet e ngrira të regjimit në Bruksel po gjenerojnë dhjetëra-miliona Euro në interesa, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare”.
Në këtë pikë, ka një tjetër pyetje që duhet të ketë përgjigje. Kush i arkëton këto para? Kush përfiton nga para që, në teori dhe në praktikë, i përkasin popullit libian dhe që, në pritje që vendi të ketë një qeveri, duhet të jenë të ngrirë?
Pyetja mbetet pa përgjigje, sepse rruga e parasë është e errësuar prej marrëveshjeve sekrete dhe përgjigjeve në heshtje të menaxhuesve dhe avokatëve.
Dihet vetëm që marrin drejtimin e Lukdesmburgut, dhe pastaj asgjë më shumë. Vetëm pyetje të tjera pa përgjigje. / Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze