LAJMI I FUNDIT:

Ku i gjejnë partitë paratë?

Ku i gjejnë partitë paratë?

Debati që shkaktoi ditët e fundit revista amerikane “Mother Jones” për disa financime të dyshimta të Partisë Demokratike ka rihapur një debat sa të vjetër aq edhe delikat në Shqipëri.

Ku i gjejnë paratë partitë politike? Pra, nga financohen? Kush janë donatorët e tyre? Sa para marrin ato nga anëtarët dhe sa marrin nga favoret që krijojnë kur janë në pushtet apo duke shitur heshtjen kur janë në opozitë?

Asnjëherë nuk ka patur informacione bindëse dhe shterues për financat e partive, të cilat në perceptimin e përgjithshëm funksionojnë si të lidhura me krimin e ekonomik, me industrinë e kanabisit apo si një bankë bakshishesh.

Për hir të së vërtetës, cilësia e përfaqësimit të partive shqiptare, sidomos atyre kryesore, ka ardhur duke rënë në varësi të rritjes së parave që ato shpenzojnë.

Partitë janë gjithmonë e më të pasura në burime materiale dhe gjithmonë e më të varfra ne burime njerëzore. Sa më shumë para, aq më shumë njerëz pa shkollë dhe me të shkuar të dyshimtë.

Paratë kanë trembur apo kanë zbuar intelektin dhe mendjen nga parlamenti dhe lozhat e partive. Vetëm gjatë ditëve të fundit një biznesmen arriti të hyjë në Parlament duke hequr dy gra të cilat ishin pedagoge. Kjo ndodhi para dy vitesh dhe me një deputet të shumicës, i cili më vonë hyri në listën e dekriminalizimit të Parlamentit dhe u larguar pas presionit amerikan mbi qeverinë, shkruan TCH.

Sidoqoftë, çështja mbetet se ku i gjejnë paratë partitë? Autoritetet shtetërore, siç është KQZ, në këtë rast nuk ka treguar kurrë gatishmëri për të zbardhur burimet.

Aq më pak ka bërë Prokuroria e Shqipërisë dhe me sa duket kjo situatë e mjegullt do te vazhdojë, derisa partitë kryesore të jenë ato që zgjedhin edhe ata që sipas ligjit duhet t’i kontrollojnë ato vetë.

Pra, anëtarët e KQZ, prokurorët dhe gjyqtarët. Rastet e partive shqiptare që blejnë me para të dyshimta apo të deklaruara fotot me presidentë amerikanë janë të pakrahasueshme dhe tmerrësisht dëshpëruese.

Kryeministra apo kryetarë opozite që harxhojnë qindra mijëra dollarë për një foto me Barack Obama-n apo Donald Trump-in nuk ka patur në rajon.

Shqipëria është vendi më i varfër që harxhon më shumë për një foto apo për një kompani marketingu. Nga ana tjetër, nëse llogariten me imtësi kuotat që anëtarët e partive paguajnë, ato janë të papërfillshme për të furnizuar kaq shumë beteja propagandistike.

Në vazhdimësi, autoritete që monitorojnë fushatat shqiptare, siç ishte dhe rasti i vitit të shkuar, kanë parë se shpenzimet janë marramendëse sidomos nga biznesmenë që hyjnë në Parlament duke paguar së pari partitë që i kandidojnë dhe pastaj zgjedhësit që i votojnë.

Për këto arsye, zbardhja dhe reduktimi i parave të partive mbetet një çështje themelore për vendin. Për sa kohë që partitë kanë çdo pushtet dhe prej tyre buron edhe pushteti ekzekutiv edhe ai legjislativ, është e pamundur të pretendosh se pushtetet në Shqipëri do jenë të pastra për sa kohë që burojnë nga para të dyshimta.

Kjo është njëlloj si të pretendosh që përrenjtë janë të pastër edhe kur burojnë nga një lumë i ndotur.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori