LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i vetullave të bashkuara: A jeni mjaft të guximshme ta ndiqni edhe këtë trend? (Foto)

Kthimi i vetullave të bashkuara: A jeni mjaft të guximshme ta ndiqni edhe këtë trend? (Foto)

Gjithnjë e më shumë manekine dhe trendesiste të cilat kanë vendosur të jenë sa më shumë që është e mundshme të natyrshme, mirëpo në atë segment bën pjesë edhe hedhja e pincave thellë në fund të sirtarit.

Trendi i vetullave të bashkuara, sikur ato që i ka bartur edhe e famshmja Frida Kahlo, po kthehet në dyer të mëdha. A jeni të gatshme për këtë?

Qëkur manekinia Cara Delevingne është ndër të parat që ka hedhur pincën dhe ka vendosur të ketë vetulla natyrale dhe të dendura, rrugëve të saj kanë filluar edhe trendesiste të shumta, transmeton Telegrafi.

Gjithnjë e më shumë kanë vendosur me dy duar që të përqafojnë këtë trend dhe me krenari ta promovojnë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dukja natyrale assesi nuk ka qenë më e popullarizuar, pra po ashtu as vetullat e bashkuara, mu sikur i ka pasur në kohën e saj Frida Kahlo.

Çmenduria e vetullave të bashkuara ka shkuar në rrjetet sociale aq larg sa që është shfaqur edhe lëvizja e llojit të vet nën hashtagun#UnibrowMovement, transmeton Telegrafi.

Njëra ndër përfaqësueset e asaj lëvizjeje është edhe manekinia greke dhe studente e artit, Sophia Hadjipanteli, e cila është aq krenare vetullat e veta, saqë shumica e fotografive në profilin e saj në Instagram janë në kuadër të madh.

Se sa i pëlqejnë flet edhe ajo që ngjyra e zezë, gjithnjë e më shumë po nxirret në pah. “Vërtet nuk bëj gjithë këtë për t’i detyruar njerëzit që patjetër t’u pëlqejnë vetullat e mia, por që t’u tregoj që mund të jetojnë jetët e tyre, edhe pse janë të ndryshëm nga të tjerët”, ka deklaruar për Harper’s Bazaar.

A post shared by mía?✨ (@miakahloo) on Sep 12, 2017 at 9:29am PDT

Mu sikur ajo, edhe shfrytëzueset e Instagramit, nën emrin @miakahloo gjithashtu janë çmendur me vetullat e bashkuara, si edhe manekinia Scarlett Costello, e cila ka deklaruar: “Jam e lumtur që industria e modës ka lëvizur nga standardet tradicionale dhe e ka njohur bukurinë individuale”.

i’m not with the drama so you can save the theatrical

A post shared by @scarlettcostello on Dec 17, 2016 at 12:39pm PST

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Aktorja e njohur përqafon thjeshtësinë, shkon në emision totalisht pa grimë

Femra
Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Shenjat e hershme që tregojnë se fëmija i juaj ka inteligjencë të lartë

Për nënat
Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Jennifer Garner tregon vështirësinë më të madhe e të qenit nënë

Psikoprofil
Tri modele flokësh që vërshuan rrjetet sociale: Të frymëzuara nga vitet shtatëdhjetë, i shkojnë çdo femre

Tri modele flokësh që vërshuan rrjetet sociale: Të frymëzuara nga vitet shtatëdhjetë, i shkojnë çdo femre

Flokë dhe stil
Gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse ai të dashuron vërtetë apo jo

Gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse ai të dashuron vërtetë apo jo

Në çift
Nicole Kidman ‘përqafon’ trendin e ri të flokëve dhe duket kaq ndryshe

Nicole Kidman ‘përqafon’ trendin e ri të flokëve dhe duket kaq ndryshe

Flokë dhe stil
Kalo në kategori