Kthimi i Barcelonës në “Camp Nou” mund të shtyhet për një muaj tjetër
Barcelona do të njoftojë të martën La Ligan për vendin ku do të zhvillojë ndeshjen e parë si nikoqir këtë sezon, me Valencian që vjen në vizitë të dielën mbrëma.
Megjithëse ishte planifikuar rikthimi në ‘Camp Nou’ për këtë ndeshje, ky hap ka pësuar sërish vonesa.
Klubi ende nuk ka marrë certifikatën e përfundimit të punimeve për dy tribunat e reja, gjë që e pengon të aplikojë për licencën e hapjes nga Këshilli Bashkiak.
Pa këtë dokument, hapja e stadiumit mbetet e pamundur.
Sipas Cadena SER, gjasat që Barcelona të rikthehet në 'Camp Nou' para pushimit të tetorit janë pothuajse zero, duke e çuar vonesën në afro një vit.
Fillimisht ishte planifikuar që stadiumi të hapet për 60,000 tifozë, por momentalisht parashikohej një hapje me kapacitet të reduktuar prej 27,000 vendesh.
Barcelona ka edhe tre ndeshje në La Liga (kundër Valencias, Getafes dhe Real Sociedad) dhe një ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së përpara pushimit ndërkombëtar, por nuk pritet të luajë asnjërën prej tyre në ‘Camp Nou’.
Pritet që La Liga të miratojë kërkesën e Barçës për të luajtur ndaj Valencias në stadiumin ‘Estadi Johan Cruyff’, brenda kompleksit stërvitor, me një kapacitet prej vetëm 6,000 vendesh./Telegrafi/











































