Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë vizitës së saj policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, nuk dihet se cila do të jetë agjenda e ditës së kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.
Po ashtu një ditë më parë Partia Socialdemokrate të hënën ka organizuar një aksion simbolik me rastin e ardhjes në Kosovë të kryetares së Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Përmes disa grafiteve në selinë e EULEX-it, aktivistët e PSD-së kanë shkruar se “UÇK nuk mund të gjykohet” dhe se Specialja ka mungesë legjitimiteti.
Ndërsa, Faton Klinaku, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në një protestë që synon të shprehë pakënaqësinë ndaj vizitës së Ekaterina Trendafilova, kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se protesta do të mbahet më 29 nëntor 2023, ora 14:00, pranë hotel “Sirius” në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës