LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Zveçanit përballë me punësimet familjare e me “hallin” se qeveria nuk po i ofron mbrotje të afërt

Kryetari i Zveçanit përballë me punësimet familjare e me “hallin” se qeveria nuk po i ofron mbrotje të afërt

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23.04.2023 të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, bën që në krye të Komunës së Zveçanit të jetë Ilir Peci nga radhët e Partisë Demokratike.

Duke qenë se betimi i tij u përcoll me tensione të mëdha, e shkaku i tensioneve e pati problem që të vendosej në zyrën e kryetarit të Komunës së Zveçanit, anipse në zgjedhje qytetarët kishin vendosur që ai, Ilir Peci, të ushtronte detyrën e udhëheqësit komunal. Kryetari tek një vit më vonë arriti që të ulet në karrigen e kryetarit e të shfrytëzojë zyrën brenda objektit komunal të Zveçanit.

Përkundër kësaj në debatin “Jeta në Komunë” ai tha se i kanë plotësuar kërkesat e qytetarëve.


“Duke marr parasysh gjendjen në të cilën ne kemi hasur në fillim dhe pengesat që na janë shfaqur në kohën e emërimit tim si kryetar i komunës duke nisur nga objekti në fillimin tim si kryetar komune në të cilën nuk kemi pasur qasje në fillim dhe përkundër këtyre vështirësive të cilat i kemi pasur vazhdimisht për punën tonë dhe t’iu dalim në ndihmë kërkesave të qytetarëve tonë”, u shpreh ai në fillim të debatit.

Punën e tij prej një viti e gjysmë Ilir Peci përshkruan me projekte të dukshme në të gjitha fushat e mundshme.

“Projektet që kemi investuar janë: riparimi dhe asfaltimi i rrugës lagjja e Epërme në fshatin “Boletin” me gjatësi prej 703 metrave. Rregullimi i rrugës kryesore që lidh tre fshatrat Lipë, Boletin dhe Zhazhë – 8.2 km. Asfaltimi i rrugës “Major Tepiq” dhe “Bogdan Randoviq” në Zveçan, riparimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Lipë e Ulët me gjatësi 604 metra. Meremetimi dhe rregullimi i stacionit të zjarrfikësve, rregullimi i rrjetit të kanalizimit, faza 1 dhe 2, rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve nga varrezat e fshatit Zhazhë 1.8 km, rregullimi i kanalizimit në fshatin Boletin, Zhazhë dhe Lipë e Ulët. Mirëmbajtja e rrugëve në të gjitha fshatrat e Komunës së Zveçanit, tha kryetari.

Para Jeta Xharrës, Ilir Peci tregoi për investimet e bëra në shëndetësi e arsim në tri fshatrat Zhazhë, Boletin e Lipë, gjithashtu sipas tij subvencione për personat me trajtim mjekësor e për fëmijë të porsalindur janë ofruar për serbë e shqiptarë.

Sipas kryetarit, në fushën e sportit dhe kulturës është bërë riparimi i tre fushave të sportit të shkollës “Isa Boletini” në Boletin, Zhazhë dhe Lipë.

Në fushën e bujqësisë sipas kryetarit, në vitin 2024 do të ndahen 70 traktorë të tjerë subvencione nga Komuna e Zveçanit.

Punësimet familjare në Komunën e Zveçanit, arsyetim “mungesa” e zyrtarëve

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka konfirmuar se vajza e vëllait punon si asistente e tij e gjithashtu xhaxhai i tij punon si drejtor në këtë komunë. Arsyetimi i kryetarit ishte mungesa e zyrtarëve.

“Vajza e vëllait është në zyrën e kabinetit te unë, zyrtare mbështetëse. Po ia kam nënshkru kontratën se ky është post politik. Ditën kur e kam dhënë unë betimin si kryetar komune unë kam qenë i vetmi në komunë. Do të thotë s’kam pasë as zyrtarë. Në atë kohë për shkak të situatës e cila ka qenë, kanë pritu me ardhë edhe sot e kemi këtë problem. Është vetëm edhe një drejtor (familjar), është axha jem, Xhevat Peci, tha ai.

Sipas informacioneve të “Jeta në Komunë” në Komunën e Zveçanit, punojnë një çift bashkëshortor, Kryesuesja e Kuvendit e ka burrë një zyrtar të kësaj komune.

“Nuk është drejtor, ai ka qenë zyrtar pa ardh unë këtu qe 21 vite ose 22. Ndërsa Kryesuesja e Kuvendit vjen me vota të qytetarëve, nuk është emërim i jemi. Ai ka qenë shef i sektorit, është shef ende do të thotë s’ka pasë lëvizje te ai, përfundoi Peci.

“Diskriminimi” karshi kryetarëve të tjerë të komunave veriore, kryetari i Zveçanit thotë se Sveçla nuk i dha mbrojtjen e afërt

Kryetari i Zveçanit e sheh të nevojshme mbrojtjen e afërt.

Në debatin “Jeta në Komunë” ai thotë se këtë e ka kërkuar mirëpo është refuzuar nga Qeveria e Kosovës. Ai e sheh të padrejtë këtë veprim të qeverisë për faktin se Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e ai i Leposaviqit Lulzim Hetemi kanë mbrojtje të afërt.

“Shumë herë (e kam diskutuar me ministrin Sveçla), sy më sy – e në katër sy. Të parën kërkesë kur e kam bërë përmes e-mailit zyrtar sipas tij më është kthyer negative sepse nuk po e shohim se jeni në gjendje. Unë ja kom kthy përgjigjen, pse atëherë Erden Atiqi, kryetari i tyre është afër Urës së Ibrit edhe një gjendje e cila dihet në Komunën e Zveçanit nuk paskërkam të drejtë. Mbrojtjen e afërt e kanë të dy kryetarët e Vetëvendosjes. Ne po e shohim se nuk je në rrezik edhe me këtë u arsyetu”, u shpreh kryetari.

Ndonëse sipas tij ministrin e bujqësisë, Faton Pecin e ka kushëri të afërt, sipas kryetarit ai asnjëherë nuk i është vënë në ndihmë qytetarëve të Zveçanit në fushën e bujqësisë.

“Ne kemi pasë një takim para një muaji edhe me kryeministrin aty kanë qenë edhe ministrat edhe i kemi kërku për shumë sfida edhe buxhetore. Kryeministri na ka dhënë premtime që brenda dy tre ditësh ka thënë së kanë me përfundu, asnjë s’kanë përfundu. Kemi kërku nga ministri i Bujqësisë Faton Peci edhe është kushëri i jemi, kemi kërku të kemi një bashkëpunim të mirë me të për qytetarët shqiptarë, në bletë, në serra, e në pula. Ai është i fshatit Zhazhë, unë i fshatit Boletin mirëpo kushëri, jemi të gjakut jemi”,përfundoi Ilir Peci.

Komuniteti serb nuk jep propozime dhe “refuzon” investimet në Komunën e Zveçanit

Drejtori i financave, Rrustem Abiti thotë se mundësitë që të bëjnë dëgjime buxhetore dhe të hartojnë projekte buxhetore për komunitetin serb kanë qenë të pamundura për shkak të rrjedhave politike.

“Dihet se popullsia shumicë në komunën e Zveçanit, janë popullata serbe. Mundësitë që të bëjmë dëgjime buxhetore dhe të hartojmë projekte për komunitetin serb kanë qenë të pamundura për shkak të rrjedhave politike që kanë qenë në atë situatë. Vendimet i kemi marrë në bazë të disa projekteve që kanë qenë nga viti 2021 që i ka aprovu asambleja komunale në përbërjen e mëparshme. Ato projekte të cilat nuk janë realizu kur kanë dhënë dorëheqje ne i kemi bart për vitet në vijim dhe ajo ka qenë mendimi i tyre”, u shpreh ai. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori