Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi përmes një letre publike, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që ta përfshijë edhe Luginën e Preshevës në platformën për negociatat dhe marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Serbisë.
Arifi ka thënë se nëse Lugina e Preshevës nuk përfshihet në këtë platformë, atëherë kjo do të kuptohet si një qasje që i përjashton apo anashkalon shqiptarët e Luginës nga marrëveshja përfundimtare.
“Minoriteti serb në Republikën e Kosovës janë të privilegjuar si para por edhe pas luftës dhe madje janë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë nga ju, pasi që po e vendosni platformën tuaj politike për negociatat dhe marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Serbisë, ta përfshini brenda platformës tuaj edhe Luginën e Preshevës dhe të i sqaroni në tryezë në Bruksel, problematikat tona që janë prezente me dekada të tëra”, shkruan ndër të tjera Arifi.
Arifi kërkoi që të mos përjashtohen nga ky proces, ndërkaq tha se Hoti do të mbajë përgjegjësi politike, morale e kombëtare nëse nuk e përfshinë Luginën e Preshevës në negociatat në Bruksel.
“Përndryshe, ne e kuptojmë këtë si një qasje e cila përjashton/anashkalon shqiptarët e Luginës nga marrëveshja përfundimtare dhe e cila e lejon të përfshihet Lugina e Preshevës në një proces të asimilimit total dhe të krijimit të një “Çamërie të dytë” dhe 3. si një vendim definitiv dhe determinues që Lugina e Preshevës mos me qenë pjesë përbërëse e strategjisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Me këtë po na largoni nga projekti kombëtar i Republikës së Kosovës përfundimisht! Me këtë Kosova Lindore zyrtarisht më nuk ekziston. Me këtë na lini nën mëshirën e Serbisë. Me këtë po thyeni 100 vjet politikbërje kombëtare. z. Kryeministër do të mbani përgjegjësinë politike, morale dhe kombëtare bashkë me të gjithë ata që ju mbështesin në këtë rrugë të negociatave në Bruksel”, shkruan Arifi.
Letra e plotë:
I nderuar kryeministër Hoti,
Në paraqitjen tuaj në Parlament, ku qartësuat përceptimin dhe platformën tuaj për negociatat në fazën finale me Beogradin, thatë se nuk ka nevojë askush të ndjehet i trazuar dhe i anashkaluar.
Jam unë pra, ai që ndjehem i trazuar dhe jam unë ai që tani ndjehem i anashkaluar!
Ne i gëzohemi faktit, që ju për vetëm një muaj siç thatë, keni mundur ta heqni mjegullën diplomatike të shkaktuar dy vitet e fundit me politika më shumë për konsum intern të panevojshme se sa me politika të konsulidimit të shtetit.
Ne i gëzohemi gjithashtu faktit, që sipas jush në agjendën ndërkombëtare tani kemi një vijë të qartë, me të cilën ne mundemi të jemi pjesë e dialogut pa brengosje dhe pa shqetësime.
Ne i gëzohemi gjithashtu faktit që sipas jush e kemi vënë në theks se integriteti territorial i Republikës së Kosovës, nuk do të jetë temë në dialog dhe do të jetë i mbrojtur për arsye se i shërben vet integritetit të Republikës së Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ne i gëzohemi gjithashtu faktit që sipas jush e kemi mbështetjen e SHBA-së në mënyrë te qartë, por edhe të Bashkimit Europian, duke patur parasysh takimet e fundit që keni zhvilluar në BE.
Ne i gëzohemi edhe faktit që sipas jush keni vendosur një platform të qartë për dialogun dhe i keni vendosur temat e para që po zhvillohen dhe besoni se do ti përfundoni me sukses.
Mirëpo, me këto faktet e juaja të lartëcekura ne ndjehemi prap të harruar dhe edhe me shumë të anashkaluar, për arsye se as edhe një fjalë nuk e dëgjuam në platformën tuaj politike për marrëveshjen përfundimtare në Bruksel me Beogradin, për shqiptarët e Luginës së Preshevës. As edhe një fjalë!
Në qoftë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë të përfshirë në këtë marrëveshje “gjithëpërfshirëse”, atëherë ju në mënyre të drejtpërdrejtë po anashkaloni Luginën e Preshevës.
Ju lutemi ta bëni të qartë, a do ti anashkaloni apo a do ti integroni në marrëveshjen përfundimtare me Beogradin?!
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të shkelur dhe të diskriminuar si para ashtu edhe pas luftës së UÇK-së!
Minoriteti serb në Republikën e Kosovës janë të privilegjuar si para por edhe pas luftës dhe madje janë pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ne kërkojmë nga ju, pasi që po e vendosni platformën tuaj politike për negociatat dhe marrëveshjen përfundimtare me Republikën e Serbisë, ta përfshini brenda platformës tuaj edhe Luginën e Preshevës dhe të i sqaroni në tryezë në Bruksel, problematikat tona që janë prezente me dekada të tëra.
Në qoftë se ju nuk e bëni, mu në këtë momentum, atëherë kush, presidenti Vucic?
Përndryshe, ne e kuptojmë këtë
- si një qasje e cila përjashton/anashkalon shqiptarët e Luginës nga marrëveshja përfundimtare dhe 2. cila e lejon të përfshihet Lugina e Preshevës në një proces të asimilimit total dhe të krijimit të një “Çamërie të dytë” dhe 3. si një vendim definitiv dhe determinues që Lugina e Preshevës mos me qenë pjesë përbërse e strategjisë kombëtare të Republikës së Kosovës.
Me këtë po na largoni nga projekti kombëtar i Republikës së Kosovës përfundimisht! Me këtë Kosova Lindore zyrtarisht më nuk ekziston.
Me këtë na lini nën mëshirën e Serbisë. Me këtë po thyeni 100 vjet politikbërje kombëtare.
- Kryeministër do të mbani përgjegjësinë politike, morale dhe kombëtare bashkë me të gjithë ata që ju mbështesin në këtë rrugë të negociatave në Bruksel.
Me respekt,
Shqiprim Arifi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës