110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Luginën e Preshevës.
Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës, foli sot për A2 CNN duke u shprehur se prej gjashtë vitesh ai e ngre flamurin shqiptar në godinën e komunës edhe pse kjo gjë është ndaluar.
Arifi tregon se këtë veprim është ndëshkuar me rreth 10 mijë euro gjoba, por thekson se do të vazhdojë ta bëjë edhe në vazhdim një gjë të tillë.
“Prej 6 vitesh, unë e vendos flamurin shqiptar më 28 nëntor në godinën tonë të administratës. Në këtë kontekst janë të mësuara dhe autoritetet serbe, por gjithsesi është një sfidë për Serbinë sesi na trajton. Cdo vit, autoritetet serbe, nëpërmjet shërbimeve të tyre policore dhe sekrete, kanë vëzhguar nga distanca administratën edhe pse për ne është normale”, tha ai.
“Gjithsesi, unë mendoj që ne shqiptarët në Luginën e Preshevës jemi një sfidë e pandërprerë për serbët sepse nëpërmjet nesh pasqyrohet mentaliteti dhe brendësia e tyre e vërtetë në kuadër të këtij procesi për ta integruar këtë rajon në BE”, u shpreh Arifi.
Por çfarë ndodh pasi Arifi vendos flamurin në institucion?
“Përveç shikimeve nuk pati asnjë reagim. Kanë qenë autoritetet policore që na kanë vëzhguar. Shikimet tani procedohen. Prokuroria ka marrë raportin e policisë dhe tani ka filluar me siguri një procedurë ligjore ndaj meje dhe përfundon afërsisht pas 6 apo 9 muajsh me një gjobë ndaj meje. Unë këtë e paguaj prej 6 vitesh. Janë bërë rreth 7 deri në 10 mijë euro gjoba”, tha ai.
Por si është të festosh pavarësinë dhe çlirimin e Shqipërisë në një vend që zyrtarisht është në juridiksionin e Serbisë?
“Nuk ka mundësi që të na ndalojnë ne festën, gëzimin që ne jemi shqiptarë. Gëzohemi si çdo shqiptar në të gjithë botën edhe në Luginën e Preshevës. Atë e di edhe Serbia që nuk mund ta bëjë. Dita e djeshme ka qenë në një atmosferë festive në shtëpi, ndërsa kemi pasur edhe aktivitete institucionale. Shpirtin edhe zemrën nuk mund të na e mbyllin. Në një ditë brenda vitit ndjehemi si një Shqipëri e madhe”, u shpreh Arifi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë