Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, Yariv Levin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të legjislativit.
Në letrën e tij të urimit, kryetari i parlamentit të Izraelit ka theksuar përkushtimin për të zhvilluar më tej lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës, në fushat me interes të përbashkët.
“Kam kënaqësinë e madhe të ju shpreh urimet e mia të ngrohta në rizgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam i bindur që mandati juaj aktual do t’u lejojë të punoni për të mirën e parlamentit dhe popullit të Kosovës, si dhe për të mirën e lidhjeve të sapoformuara midis parlamenteve tona. Me kënaqësi theksoj që edhe pse Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie zyrtare rishtazi, këto lidhje janë jashtëzakonisht të ngrohta. Treguesi më i madh i forcës së këtyre marrëdhënieve është vendimi i qeverisë suaj për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin.
Më tej në letrën e tij, Levin i ka thënë Konjufcës se shpresoj që mandati juaj aktual do të lejojë zhvillimin e lidhjeve më të forta midis Knessetit (Parlamentit të Izraelit) dhe Kuvendit të Kosovës, dhe do të sigurojë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja në një larmi fushash me interes të përbashkët.
“Si Kryetar i Knessetit (Parlamentit të Izraelit), unë personalisht jam i përkushtuar të jem një partner aktiv në përpjekjen e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimet tona parlamentare dhe administrative. Unë jam i bindur se duke vepruar kështu, do të sjellim përfitime të mëdha si për legjislaturat tona ashtu edhe për kombet tona në përgjithësi. Unë pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem, sapo t’i kapërcejmë sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, shpresoj se mund të gjejmë rrugë shtesë për bashkëpunim të menjëhershëm. Ndërsa presim një bashkëpunim të frytshëm midis legjislaturave tona, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj dhe t’ju uroj që të keni shëndet të vazhdueshëm ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri