Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ftohet në gjykatë për banerin e Krishtlindjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq është ftuar nga Gjyakata Themelore në Mitrovicë për kundërvajtje në cilësinë e të pandehurit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.
Sipas saj, seanca është caktuar të mbahet më datë 04.03.2026, në ora 10:30, ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se personi M.R. është ftuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm/Divizioni për Kundërvajtje, në cilësinë e të pandehurit, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Seanca është caktuar të mbahet më datë 04.03.2026, në ora 10:30, ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen ‘Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm’, nga neni 16, paragrafi 3, i Ligjit Nr. 03/L-142 për Rendin dhe Qetësinë Publike", ka thënë Haxhaj.
Ndërkohë, Radojeviq përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar thirrjen nga gjykata, duke e cilësuar rastin si raport për vendosjen e një banderole për Krishtlindje.
“Kam marrë një thirrje nga gjykata në lidhje me raportin për vendosjen e një banderole për Ditën e Krishtlindjeve. Do t’i përgjigjem thirrjes, ndërsa banderola do të vendoset përsëri për Krishtlindjet e ardhshme”, ka shkruar ai.
Zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës “i ka shqiptuar Radojeviqit tiketë për mosrespektim të urdhrit të zyrtarit policor”.
Më 6 janar 2026, në prag të Krishtlindjes ortodokse, afër selisë së Listës Serbe, në Mitrovicën e Veriut, ishte vendosur një baner me mbishkrimin “Paqja e Zotit, Krishti u lind”. /Telegrafi/




















































