LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi merr pjesë në konferencën e rregullatorëve në Ankara

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi merr pjesë në konferencën e rregullatorëve në Ankara

Kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike që po mbahet në Ankara të Turqisë.

Ne këtë konferencë po marrin pjesë mbi 50 drejtues të rregullatorëve dhe përfaqësues të tyre nga vende të ndryshme të Evropës dhe Azisë, shkruan Telegrafi.


Fokusi i kësaj konference janë mundësitë dhe sfidat që shfaqen nga zhvillimi teknologjik dhe rregullimi i tyre.

Në margjina të konferencës, kryetari Gashi ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të rregullatorëve të ndryshëm të botës, me qëllim të sensibilizimit të tyre për zbatimin e kodit shtetëror të telefonisë së Kosovës +383. /Telegrafi/