Kryetari Ferit Idrizi deklaron pasurinë: Truall, shtëpi dhe dy vetura

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në këtë deklarim, Idrizi ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 160 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Këtu përfshihen truall 240.00 m2 në vlerë prej 10 mijë euro dhe shtëpi 174.00 m2 në vlerë prej 150 mijë euro.
Idrizi ka 16 mijë euro pasuri të luajtshme, ku përfshihen dy vetura: Volkswagen në vlerë prej pesë mijë euro dhe Opel në vlerë prej nëntë mijë euro.
Sipas deklarimit, kryetari i kësaj komune ka 21 mijë e 44 euro para të gatshme në llogaritë rrjedhëse bankare. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































