Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për herë të parë zgjodhi që të flas për rastin e dhunimit të 11 vjeçares para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Munishi u shpreh se Prokuroria Themelore e Prishtinës me kohë dhe urgjencë ka marrë të gjitha veprimet për rastin e së miturës. E kërkesën për dorëheqjen e tij e konsideroi tendencioze dhe të padrejtë.
Kryeprokurori Munishi e ka quajtur të pakuptimt dhe jo profesional raportimin për rastin e viktimës 11 vjeçare e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona në gusht.
“Sa i përket rastit të 11 vjeçares ka qenë e papranueshme dhe e pakuptimtë jo profesionale dhe jo etike që dikush të jap një gjykim për rastin, pa i parë veprimet e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Eshtë shumë keq e papranueshme sepse po ashtu në zyrën tonë i kemi marr të gjitha veprimet procedurale konform Kodit të Procedurës ,Kodit Penal, Ligjeve dhe Kushtetutës dhe konfrom konventave ndërkombëtare. Është e padrejtë ka qenë e padrejtë shumë jo profesionale që të jepet një gjykim jo i drejtë pa i parë shkresa e lëndës kjo ka ndodhur në rastin e fundit, kjo ka ndodhur edhe në rastin e mëhershëm ku mediat japin informacione të pavërteta për veprimet e Prokurorisë e të paktën asnjë person nuk i ka parë shkresat e lëndës që i ka pasur Prokuroria”, theksoi ai.
E pas kësaj reagoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila e ka pyetur Kryeprokurorin, Munishi se pse nuk janë arrestuar në qershor të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçare.
“Pse nuk janë arrestuar në qershor personat e dyshuar për dhunimin e saj pse u deshtën dy muaj”, pyeti Kurti.
Munishi tutje insistoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë me urgjencë e ka trajtuar rastin e 11 vjeçares.
Duke treguar rrjedhën e këtij rasti, Munishi tha se më 21 qershor 2022 e mitura kishte dal nga shtëpia, të cilën më pastaj nëna e saj e kishte lajmëruar të zhdukur.
Ai tha se një ditë pas raportimit viktima ishte gjetur tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.
Tutje ai tha se krahas kërkesës për ekzaminim fiziko-gjinekologjik, është bërë edhe ekzaminimi i telefonit të së miturës përmes të cilit janë identifikuar të dyshuarit.
Munishi tregoi se më 7 korrik të këtij viti prokurori i rastit ka dëgjuar viktimën dhe më pas më 21 korrik me kërkesë të familjes e mitura është liruara nga strehimorja për në shtëpi.
“Më datën 22 qershor prokurori i rastit merr vendim me të cilin obligohet departamenti i Mjekësisë Ligjore urdhëresë në Prishtinë të bëjë ekzaminimin fiziko-gjinekologjik të së dëmtuarës V.M ky vendim në fund të shkresës ka vërejtjen rasti është i natyrës urgjente, çdo send është konform procedurave e dimë që ka qenë 11 vjeçare është e natyrës urgjente. Çdo hap ka qenë me urgjencë, çdo shkresë e lëshuar nga prokuroria e ka në fund vërejtjen që ky dokument është urgjent dhe të trajtohet me prioritet të lartë super prioritet. Më datën 22. 06. 2022 viktima është dërguar në strehimore pasi e kemi kuptuar se çka ka ndodhur me viktimën në të njëjtën datë viktima më 22 në të njëjtën ditë janë ndërmarrë të gjitha këto veprime. Me qëllim të gjetjes dhe identifikimit të të dyshuarve të mundshëm më 24 qershor hetuesit e drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore kanë paraqitur kërkesë në Prokurori për sekuestrimin dhe ekzaminimin e telefonit të viktimës sepse nëse nuk ishte ekzaminuar telefoni e kemi pasur të pamundur t’i identifikojmë kryesit e kësaj vepre penale apo veprave tjera sepse viktima për disa persona të cilët është supozuar që e kanë keqpërdorur seksualisht nuk ua ka ditë të dhënat personave por i ka ditur vetëm pseudonimet”, theksoi ai.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Kujtim Munishi e ka konsideruar të padrejtë kërkesën për dorëheqje.
“Është e padrejtë të kërkohet dorëheqje, është e padrejtë të sulmohet një institucion edhe është e padrejtë të ndërhyhet në punën e sistemit të drejtësisë pa bazë dhe provë“, tha ai.
E pas kësaj deklarate reagoi përsëri deputetja e LVV-së, Kurti e cila u shpreh se një shoqëri e tërë ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Më pas kryeprokurori, Munishi kërkoi arsyet pse do të duhej të jepte dorëheqje ai.
“Një fëmijë është dhunuar dy herë, një prokurori e ka lejuar e cila nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi e ki një shoqëri të tërë që ia ka kërkuar dorëheqjen dhe ne i shohim këtë datë, këtë datë. Munishi : Me cilën arsye e nderuar deputete ti kërkon dorëheqjen, cila është arsyeja ligjore me kërkuar dorëheqjen…Kurti: Me dhunimin e përsëritur të vajzës a po të duket pak a, a nuk keni pak moral me dhënë dorëheqje me të vërtetë. Një fëmijë është dhunuar në formë të përsëritur dy herë..Munishi: cili ka qenë mosveprimi i prokurorisë që dua me ditë unë sepse një akt moral i dorëheqjes do të kishte qenë njerëzor nëse ne kemi bërë gabime. Absolutisht e gabueshme dhe tendencioze e njëanshme e përmendi kryesuesi i KGJK që nëse ka dështuar një hallkë nuk do me thënë që ka dështuar e vetmja hallkë po ka dështuar sistemi”, ishte debati në mes Kurtit dhe Munishit.
Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku temë diskutimi ishtetrajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore e me theks të veçanti trajtimi i rastit të dhunimit të 11 vjeccares ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.
Zogaj ishte më i kufizuar në informacione për rastin pasi tha se lënda është në hetim dhe çdo diskutim që vjen nga këshilli mund të diskutohet si influencë mbi rastin.
Zogaj tha se për herë të parë ky rast është pranuar si lëndë në gjykatë pas dhunimit të të miturës në gusht.
“Ne mund të japim krejtësisht informata të kufizuara për çështjet që po flasim për atë sa mund të quhet fenomen. Ashtu siç e kemi thënë si KGJK publikisht, ky rast nuk ka qenë në gjykatë asnjëherë më përpara sepse është diskutuar gjerë e gjatë se ky rast ka një histori, por për herë të parë ky rast është tash në kohën e fundit. Dua të theksoj para Komisionit që është tepër e rëndësishme pa tentuar asnjëherë me shmang asnjë lloj përgjegjësie për asnjë lloj personi zyrtar brenda sistemit, por është e rëndësishme ta kuptojmë që gjykata as policia dhe as prokurori. Gjykata është një institucion i pavarur i paanshëm dhe me rol kryesisht pasiv në procedurë, që nuk inicion procedura eksoficio…në rastin konkret kemi një kërkesë së fundmi për aq persona sa është e njohur në publik dhe departamenti përkatës si Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka trajtuar kërkesën brenda afateve ligjore i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe rasti është në procedim e sipër dhe procesi do të varet edhe nga kërkesat e Prokurorisë“, u shpreh ai.
Pyetje për parashkrimin e shumtë të lëndëve e sidomos të atyre për veprat për krime seksuale, pati deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti e cila tha se nga rastet e mëhershme edhe gjykatat kanë qenë subjekt i mos profesionalizmit.
Duke e konsideruar si sfidë parashkrimin e lëndëve për sistemin gjyqësor, Zogaj tha se Kosova është model për trajtimin e lëndëve civile, por theksoi se në mungesë të kapaciteteve dhe resurseve do të ketë parashkrime të cilin e konsideron problem serioz.
“Ne kemi thënë gjithmonë se sistemi gjyqësor ka mungesë të kapaciteteve dhe po e themi praktikisht se deri në momentin kur nuk kemi kapacitete të mjaftueshme që nënkupton gjyqtarë, bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor, referent e përkthyes dhe gjithë subjektet që mbështesin procesin ne do të kemi parashkrime në procedurën penale sepse nuk arrijmë. Sfidat e gjyqësorit janë dy është efikasiteti dhe cilësia. Në efikasitet do të varemi ekskluzivisht nga buxheti”, u shpreh Zogaj.
Ai tha se për sistemin gjyqësor mbetet sfidë edhe politika ndëshikimore për gjyqtarët, për çka tha se si KGJK mund të marrin masa disiplinore duke e quajtur vendimin të paligjshëm, por assesi nuk mund të merren masa disiplinore për vendimmarrjen që e shqipton gjyqtari.
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares e cila dyshohet se është dhunuar nga 5 persona ngjalli reagim të madh në shoqëri, ku u organizuan edhe protesta. Për rastin trajtim me urgjencë kishte kërkuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, raporton KP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje