Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka konfirmuar marrjen e katër letrave, të cilat Presidenti Hashim Thaçi i kishte dërguar gjatë ditës së sotme në adresë të tij dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për të kërkuar nga organi i akuzës të veprojë në drejtim të zbardhjes së krimeve që luftës e të pasluftës në Kosovë.
“I kemi pranuar këto letra por i kemi pranuar dikur vonë, ka përfundimi i orarit të punës diku rreth orës 16:00 edhe sigurisht që Prokurori i Shtetit ka me i shqyrtu këto letra të cilat kanë ardhur nga Presidenti dhe do të marrim veprime të duhura me kompetencë me autorizimet kushtetuese dhe ligjore”, tha Lumezi, për KALLXO.com.
Ai tha se e ka parë përmbajtjen e letrave, ndërsa shprehet se ato që i kërkon Presidenti në ato letra “janë prioritet i Prokurorisë”.
Por për një përgjigje më specifike ai sugjeron që të pritet deri nesër kur do t’i mbledhë kryeprokurorët e prokurorive themelore në qendrat e Kosovës.
“Sot menjëherë pas marrjes së këtyre katër letrave unë kam thirrë për nesër në takim të gjithë kryeprokurorët edhe të prokurorisë speciale edhe asaj themelore departamenteve të krimeve të rënda me bisedu në lidhje me këto raste dhe me ju dhënë prioritet në shqyrtime”, tha Lumezi.
Lumezi është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Shtetit në prill të vitit të kaluar.
“Menjëherë pas ardhjes sime në krye të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës kemi ndërmarrë veprimet konkrete në themelimin e departamenteve për krime të luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale edhe për caktimin e prokurorëve në atë prokurori”, shtoi Lumezi.
Ai tha se deri së fundmi, hetimet në krimet për të cilat ka kërkuar zgjidhje Presidenti Thaçi kanë qenë kompetencë e misioneve ndërkombëtare- UNMIK deri në vitin 2008 dhe EULEX prej vitit 2008 deri në qershor të këtij viti.
“Ne tani jemi duke i pritur transferimin e këtyre lëndëve nga prokurorët e EULEX-it te prokurorët vendorë. Disa lëndë i kemi pranuar edhe kemi filluar procedurën penale për fillimin e hetimeve mirëpo në këtë kërkesë po e shoh që ka edhe raste ku procedurat gjyqësore veç janë përfundu edhe nga gjyqtarë ndërkombëtarë”, tha Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi./KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës