Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e mohoi se po zhvillojnë hetime ndaj gazetarëve, Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehemtaj, por e konfirmoi se po shqyrtojnë informata të cilat sipas tij “iu kanë ardhur ose qarkullojnë nëpër media”.
Gazetarët Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj janë nën llupën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, por zyrtarisht nuk kanë nisur hetime ndaj tyre.
Për TV Dukagjini, këtë informacion e ka konfirmuar Kryeprokurori, Zejnullah Gashi, i cili është shprehur se janë në fazën e shqyrtimit të informacioneve.
“As nuk po hetohen, as nuk është marrë vendim për hetim, as kurgjo. Jemi në shqyrtim të informatave, të cilat na kanë ardhur ose po qarkullojnë nëpër media. Hetim zyrtar të nisur nuk kemi”, ka thënë Gashi.
Në përgjigjen përmes telefonit, mes rreshtash, Kryeprokurori lë të nënkuptohet se kanë materiale edhe nga palë të tjera, përpos atyre që qarkullojnë në media.
Kryeredaktori i mediumit “Albanian Post”, Lirim Mehmetaj, vazhdon të besojë se në Prokurori ka deponuar materiale hiq më pak se Shefi i AKI-së.
“Arsye zyrtar, me të cilën kanë shkuar në Prokurori ka të bëjë me faktin se publikimit nga ana ime të dy emrave të dy zyrtarëve të AKI-së të përfshirë në ilegalitetit të tillë, kjo është alibia. Por arsye kryesore nuk ka të bëjë me zbulimin e emrave. Por ka të bëjë me faktin se këta gazetarë janë problematikë për pushtetin edhe këta ose duhet me i stopu, ose duhet me i përly ose duhet në njëfarë forme me i pengu me vazhdu me e bo punën e tyre”, ka thënë Mehmetaj.
Mehmetaj e konfirmon se ende nuk është ftuar nga Prokuroria, dhe beson se në rast se nëse respektohet ligji, ajo nuk do të ndodhë.
Ai shton se Shefi i AKI-së duhet të japë llogari për rrjedhjen e informacionit, e jo të kërkojnë llogari nga gazetarët.
“Ata zyrtarisht të paktën si na ka interpretu Ganimete Musliu që është shefe e Komisionit Parlamentar për AKI-në, dhe presidentja Vjosa Osmani, Shefi i AKI-së e ka mohuar që është i përfshirë në dhënien e lajmit të rrejshëm përmes AKI-së në RTK, ama ankesën ata nuk e kanë për këtë. Nuk është në Prokurori se është raportu rrejshëm nga kolegu Kajtazi, ankesën e kanë pse po zbuloni identitet të personave që punojnë brenda AKI-së”, ka thënë Mehmetaj.
Në anën tjetër, gazetari Vehbi Kajtazi, i cili është kontaktuar gjatë ditës por nuk ka treguar gatishmëri që të flasë, përmes shkrimeve në “Facebook”, ka thënë se dy ose tre zyrtarë të AKI-së të cilët i ka identifikuar me fotografi dhe me emër, po e përcjellin gjatë gjithë kohës.
Kajtazi madje pretendon se AKI po e përgjon dhe vëzhgon në mënyrë të kundërligjshme vet Kajtazin, dhe gazetarët, Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.
Për këto pretendime, TV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim zyrtar nga Agjencia e Inteligjencës, por ashtu siç veprojnë zakonisht, nuk janë përgjigjur.
E Mehmetaj thotë vet drejtori i RTK-së, bazuar në procesverbal, gjatë një mbledhjeje ka thënë se lajmin e rrejshëm nga gazeta boshnjake ia ka dhënë fillimisht një zyrtar i AKI-së.
Përkundër se as Prokuroria e as AKI-ja nuk e kanë konfirmuar nëse drejtori Petri Ajeti ka dorëzuar raport ndaj dy gazetarëve, dhe nuk kanë treguar se për çka bëhet fjalë, neni 5 i “LIGJIT PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË” ndër të tjera thotë se “Drejtori i AKI-se, (ix) siguron se AKI-ja nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në procese politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë”. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite