Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sonte Klubin e Basketbollit Prishtina, për ti uruar për suksesin e arritur në garat ndërkombëtare.

Veseli u prit nga krerët e Klubit Prishtina dhe nga dhjetëra basketbollistë të rinj dhe lojtarët e klubit, të cilët e falënderuan për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për sportin.


52020916 386675488810209 7051312156490334208 n

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Dekada e Re do të jetë e ndritshme për të gjithë e sidomos për të rinjtë që merren dhe arrijnë suksese në sport.

52326960 2393849884181804 8230794387395706880 n

“Ndjenjë shumë e bukur që mbrëmjen e sotme ta përmbylli në mesin e dhjetëra kampionëve të ardhshëm dhe yjeve të tashme të Prishtinës të cilët realizuan suksesin më të madh në historinë e sporteve ekipore me kualifikimin në mesin e ekipeve më të mira të FIBA Europe Cup".

51927905 763650943991595 111898956216139776 n

"Rinia dhe sporti janë prioritete të prioriteteve tona”.

52029166 292312418060245 7712046506513006592 n

“Investimi në ta është investim në zhvillimin dhe promovimin e shtetit tonë. Dekada e Re do të jetë e ndritshme për të gjithë e sidomos për këto kategori të shoqërisë sonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/