Sipas raporteve, një negociator i lartë rus pritet të vizitojë Uashingtonin këtë javë për t’u takuar me zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump.
Kirill Dmitriev, shefi i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, i cili u emërua nga Vladimir Putin si i dërguar special për investimet dhe ekonominë ndërkombëtare, do të takohet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Bisedimet thuhet se kanë të bëjnë me forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve ndërsa ata kërkojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
“Ndoshta rezistenca ndaj dialogut SHBA-Rusi drejtohet realisht nga interesat e rrënjosura dhe narrativat e vjetra”, ka thënë Dmitriev në një postim në X duke iu përgjigjur raportit të CNN.
“Por, çka nëse marrëdhëniet e përmirësuara janë pikërisht ajo që i duhet botës për siguri dhe paqe të qëndrueshme globale”, ka shtuar ai.
Udhëtimi i Dmitriev vjen pasi Trump duket se po bëhet gjithnjë e më i padurueshëm me zvarritjen e Moskës për një marrëveshje më të gjerë paqeje në Ukrainë, me presidentin amerikan që tha se ishte “i zemëruar” me Vladimir Putinin.
Duke qenë se Dmitriev është ende nën sanksionet e SHBA-së, CNN raportoi se administrata Trump hoqi përkohësisht sanksionet për vizitën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dronët ukrainas goditin fabrikën ruse që prodhon dron iranian në Tatarstan

Ferr në New Jersey: Zjarri po ‘përpin’ pyjet, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve

Abbas i bën thirrje Hamasit t’i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, të lirojë pengjet dhe të kthehet në një parti politike

Pasojat e tërmetit që goditi sot Stambollin, pamje që tregojnë frikë dhe panik tek qytetarët

Tre shpërthime të fuqishme dëgjohen në qendër të Moskës

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë godet Turqinë, epiqendra afër Stambollit

Abbas i bën thirrje Hamasit t'i dorëzojë armët Autoritetit Palestinez, të lirojë pengjet dhe të kthehet në një parti politike

Ferr në New Jersey: Zjarri po 'përpin' pyjet, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve

Tre tërmete tjera godasin pjesën perëndimore të Stambollit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë