LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri sllovak tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

Kryeministri sllovak tregon se çfarë mund të ndodhë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

Sllovakia kundërshton pranimin e Ukrainës në NATO dhe është e gatshme të vërë veton ndaj këtij vendimi nëse është e nevojshme, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico në radion publike RTVS.

Fico tha se do të udhëtonte në Ukrainë të mërkurën për të takuar homologun e tij Denis Shmihal në qytetin kufitar të Uzhhorod, transmeton Telegrafi.

Dhe ndërsa një nga arsyet e vizitës është për të paraqitur një paketë të mëtejshme ndihme për Ukrainën, ai gjithashtu dëshiron të bëjë të qartë se pozicioni i Sllovakisë ndryshon nga dëshirat e Ukrainës, tha kryeministri.


“Unë do t’i them atij se ne do të bllokojmë dhe do të vëmë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse kjo nuk do të ishte gjë tjetër veçse baza për luftën e tretë botërore”, potencoi Fico.

Sllovakia, e cila u bë anëtare e NATO-s në vitin 2004, ka qenë një nga avokueset më të forta të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus të nisur në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori