LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems

Kryeministri priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim, ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryeministri Haradinaj, tha se fokus i bisedës së këtij takimi me ambasadoren holandeze, ka qenë dialogu bilateral ndërmjet dy shteteve, si dhe përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton Telegrafi

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për heqjen e regjimit të vizave dhe pret nga shteti mik holandez, që të rreshtohet me vendet anëtare të BE-së, që tashmë janë përcaktuar për t’i dhënë shtetit tonë të drejtën për lëvizje të lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.


Kryeministri Haradinaj tha se përmes ambasadores Willems ka përcjellë kërkesën e tij për takim zyrtar me ministren e Brendshme holandeze, Kajsa Ollongren.

Ndërkaq, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, pasi falënderoi kryeministrin për pritjen, shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike./Telegrafi/