LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri paralajmëron masa ndaj zyrtarëve që shpallën tender për produktet serbe

Kryeministri paralajmëron masa ndaj zyrtarëve që shpallën tender për produktet serbe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me mundësinë e furnizimit të institucioneve të ndryshme kosovare me produkte ushqimore nga Serbia. Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar të papranueshëm veprimin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit ku përmes një tenderi publik favorizon produktet serbe e jo ato vendore.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përmes mediave është informuar për tenderin e shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik.

Postimi i plotë i Haradinajt:


“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

Edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka konsideruar të pa pranueshëm veprimin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit ku përmes një tenderi publik favorizon produktet serbe e jo ato vendore.

Shala ka theksuar se puna e tij vazhdimisht është ndihma ndaj prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre, e jo favorizimi i produkteve të huaja, e në rastin konkret atyre serbe.

“E konsideroj të papranueshëm këtë veprim të AQP si ministër i MTI, sepse qëllimi im dhe i Qeverisë së Kosovës është fuqizimi i prodhuesve vendorë. Ne çdo ditë po bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë produkte vendore, e jo atyre të importin. Kjo është e papranueshme dhe reagoj fuqishëm ndaj këtyre padrejtësive qe iu bëhet prodhuesve vendorë”, ka thënë ministri Shala për Express.

Gazeta “Zëri” ka shkruar sot se produkte ushqimore të prodhuara në Serbi, siç janë: “Plazma”, “Eurokrem”-i, “Smoki”, por edhe disa të tjera janë paraparë të blihen përmes tenderit publik 23.5-milionësh të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) pavarësisht se tash e dy muaj Kosova ka vendosur taksë prej 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Sipas kësaj gazete, në dokumentet që i ka siguruar ky medium shihet se produktet që do të blihen janë të destinuara për shumë institucione qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura të cilat operojnë në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj: Nuk është krim që LDK të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

Kronika e Zezë
Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Rama i reagon Speciales që nuk lejoi Thaçin në varrimin e babait të tij: Gjykatë e turpshme

Lajme
Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

Lajme
Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Grenell mbështet Ramën, riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

Lajme
Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Pranvera, sezoni i grabitjeve të armatosura në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori