LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se nuk ka asgjë kundër formimit të shumicës së re parlamentare dhe se në lidhje me nismën për mosbesimin e qeverisë së tij, do të respektojë çdo vendim legjitim të parlamentit malazez.

Ai përsëriti se ishte i qetë në pritje të seancës së 19 gushtit, kur ishte caktuar votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë së Malit të Zi.

“Nëse dikush ka menduar se ne do të zbatojmë politikat e të tjerëve, për hir të interesave të të tjerëve, ka gabuar”, tha Abazoviq, duke thënë se çështja më e rëndësishme në botë për dikë është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, komuna e Zetës, mbrojtja e kodrës së Goricës, raporton rtcg.


Ai thotë se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë autonome, “Të gjithë kanë prioritetet e tyre, nëse duhet të konstituohet një shumicë e re në Parlamentin e Malit të Zi, nuk kam asgjë kundër”, duke shtuar se shumica e re eventuale duhet të kristalizohet sa me shpejt te jete e mundur.

Nëse mocioni i mosbesimit për kabinetin e tij nuk kalon, siç tha ai, të nesërmen mund të shohim se çfarë do të bëjmë më pas “Nëse ndodh që të kalojë, do të tërhiqemi nga procesi”.

Abazoviq tha se Mali i Zi ka sfida të mëdha për t’i përballuar, veçanërisht në vjeshtë.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 19 gusht, ndoshta do të shfaqet një iniciativë tjetër. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të, nëse asgjë nuk ndodh më 19. Sa për mua, jam plotësisht i relaksuar. Mendoj se kemi bërë shumë në gjatë 100 ditëve. Vendi duhet të ecë më tej drejt stabilitetit”, tha ai.

Ndryshe, disa parti opozitare si dhe ajo e presidentit Milo Gjukanoviq, DPS pritet të votojnë për shkarkimin e Abazoviqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori