LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti shtron drekë për Shaban Tërstenën – flasin për arritjet e tij historike, Lojërat Mesdhetare dhe librin e legjendës së mundjes

Kryeministri Kurti shtron drekë për Shaban Tërstenën – flasin për arritjet e tij historike, Lojërat Mesdhetare dhe librin e legjendës së mundjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ish-mundësin, kampionin olimpik Shaban Tërstena, ku kanë folur gjerë e gjatë për temat që lidhen me sportin.

I pari i Qeverisës së Kosovës ka shtruar darkë për legjendën shqiptare të sportit, Shaban Tërstena, duke kthyer në kujtesë arritjet kulmore të këtij të fundit.

Kurti e ka lartësuar figurën e ish-kampionit olimpik, evropian dhe fituesin e shumë medaljeve në mundje.


Në takim, Kurti ka folur për arritjet e Tërstenës, Lojërat Olimpike, Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe shumëçka tjetër.

Postimi pa ndërhyrje i Albin Kurtit

Erdhi nga Shkupi. Si atje, si në Prishtinë, Shaban Tërstena është njëri nga sportistët më të mëdhenj e më të stolisur shqiptar. Kampion olimpik në mundje në Lojërat Olimpike në Los Angeles më 1984. Aty u bë shqiptari i parë me medalje të artë olimpike, dhe mundësi më i ri i artë në botë në atë kohë. 40 vjet pas, vazhdon të mbetet medalisti më i ri olimpik shqiptar, me vetëm 19 vjet 7 muaj dhe 6 ditë. Po ashtu ishte i argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988.

Gjatë bisedës tregoi se si trajnerët e zbuluan talentin e tij qysh në moshë të hershme, duke e shtyrë atë që si i ri të përballej me kundërshtarë në moshë shumë më të madhe se ai. Fuqia dhe pjekuria e tij e parakohshme, e bëri atë që të fitojë medalje botërore kur i kishte vetëm 17 vjeç. Ndërkohë nuk munguan as titujt kampion të Evropës.

Për Kosovën tha se organizimi i Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, është një sukses i jashtëzakonshëm i cili lë prapa shumë shtete të tjera të rajonit e më gjerë. Këtë vlerësim, ai e bëri si kampion i trefishtë i Lojërave Mesdhetare në tri edicionet e njëpasnjëshme 1983, 1987 dhe 1991.

Mban një rekord mbresëlënës të fitoreve. Nga gjithsej 741 duele, në mbi 96% prej tyre doli fitimtar.

Gjeneratat më të vjetra e njohin mirë dhe e mbajnë në mend për stilin e tij të njohur “Kobra”. Ndërsa sportistët e rinj kanë shumë se çka të mësojnë nga rruga e kampionit olimpik, siç edhe e ka titulluar librin e tij monografik.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ronaldo merr një ofertë shokuese nga Brazili - ka një motiv pse ata e duan transferimin e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori