Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për publikimin e bucetës fituese të shtatores së Fadil Vokrrit, që u mbajt me rastin e dyvjetorit të ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Duke e quajtur këtë si një moment të veçantë, kryeministri Hoti tha se të gjithë ne që jemi rritur me legjendën e futbollit Fadil Vokrrin, ia kemi borxh familjes së tij për të treguar të gjitha nderimet për legjendën, i cili ka bërë historinë më të re të Kosovës edhe në sport, me punën që bashkë me ministrin e atëhershëm, me qeveritë e mëparshme të gjitha këto aktivitete që janë kryer për ta çuar Kosovën aty ku e ka vendin, në FIFA dhe UEFA.
“Është një sukses i jashtëzakonshëm që i është dashur qeverisë dhe shtetit të Kosovës. Pa dyshim, Vokrri mbetet legjenda edhe për brezat që vijnë. Ne jemi të nderuar që sot e bëjmë zbulimin e maketit për shtatoren e Vokrrit, para së cilës në të ardhmen do të përkulen sportistë dhe legjendat e ardhshme të futbollit”, tha kryeministri Hoti, duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar që të vihet deri në këtë ditë.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se Fadil Vokrri do të mbetet ikona më e madhe e sportit të Kosovës. Në kohë të vështira të Kosovës, Fadili me gjeneratën e tij kur luanin i jepnin shpresë këtij vendi për pavarësinë e Kosovës.
“Vetë prezenca e kryeministrit të Kosovës tregon mbështetjen për sportin, sepse ky është aktiviteti i parë që vjen në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Programin qeverisës do ta zbatojmë gjithmonë duke mbështetur dhe avancuar sportin e Kosovës”, tha ministrja Dumoshi, duke shtuar se Fadil Vokrri do të jetë ikona jonë, njeriu që dha shumë për Kosovën për ndërkombëtarizimin e futbollit, duke na bërë pjesë të familjes në UEFA dhe FIFA.
Të pranishmit me një fjalë i përshëndeti edhe Adem Rusinovci, kryetar i Komisionit Vlerësues për përzgjedhjen e bucetës dhe djali i legjendës së futbollit, Gramoz Vokrri.
Në fund të këtij manifestimi u zbulua maketi i shtatores së Fadil Vokrrit, e cila pritet të vendoset në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi