LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri e përfundon me sukses gjysmë maratonën

Kryeministri e përfundon me sukses gjysmë maratonën

Për të 18-tën herë me radhë në Kosovë, po mbahet Gjysmëmaratona e Prishtinës, në të cilën po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, që shënon edhe rastin e parë të pjesëmarrjes së një Kryeministri në këtë maratonë. 

Në nisje të garës kryeministri Haradinaj, i uroi të gjithë garuesit dhe vrapuesit për pjesëmarrje. 

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj garuesit, njëkohësisht edhe organizatorët, rininë, policinë, vullnetarët dhe të gjithë, poashtu edhe shoferët sepse ju kemi ndërprerë në disa raste rrugën. Mendoj se gjysmëmaratona e Prishtinës e ka marrë fizionominë e vet, tashmë është një garë ndërkombëtare. I ftoj të rinjtë dhe të gjithë që në vitin e ardhshëm të jemi më shumë dhe të vrapojmë të gjithë”, tha kryeministri Haradinaj pas përfundimit të shtegut 21 kilometërsh. 


Haradinaj bashkë me organizatorët ndau çmimet për tri vendet e para në garën e femrave veterane, si dhe për Ron Sejdiun nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara i cili e përfundoi garën. Çmime u ndanë edhe për kategori të tjera të vrapimit në këtë maratonë.

Maratona e Prishtinës është gara me e madhe sportive ndërkombëtare që zhvillohet dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare përmes sportit. Kjo garë kishte filluar me moton të vrapojmë për paqe dhe tolerancë.

Është viti i 18-të me radhë që mbahet gjysmëmaratona e Prishtinës, në të cilën marrin pjesë garues nga Kosova, rajoni dhe bota, e organizuar nga Federata e Atletikës e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Komunën e Prishtinës./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori