LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri australian e quan Elon Musk një ‘miliarder arrogant’, në një përplasje rreth pamjeve të sulmit me thikë në kishë

Kryeministri australian e quan Elon Musk një ‘miliarder arrogant’, në një përplasje rreth pamjeve të sulmit me thikë në kishë

Udhëheqësi i Australisë e ka quajtur Elon Musk një “miliarder arrogant” në një përplasje të përshkallëzuar mbi hezitimin e X (ish-Twitter) për të hequr pamjet e një sulmi me thikë në kishë.

Të hënën, një gjykatë australiane urdhëroi firmën e mediave sociale të Musk – e quajtur më parë Twitter – të fshehë videot e sulmit të javës së kaluar në Sydney, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, komisioneri eSafety kishte urdhëruar më parë X të heqë postimet, por X i kishte bllokuar vetëm qasjen në Australi në pritje të një sfide ligjore.


Mesha po transmetohej LIVE - momenti kur peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në Sidnei
Lexo po ashtu Mesha po transmetohej LIVE - momenti kur peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në Sidnei

Dhe kritika e kryeministrit Anthony Albanese pasoi Musk duke përdorur një meme për të akuzuar qeverinë e tij për censurë.

Pas kësaj, të martën, Albanese i tha ABC News se Musk “mendon se është mbi ligjin, por edhe mbi mirësjelljen e përbashkët”.

Javën e kaluar, Komisioneri i Australisë për eSafety, një rregullator i pavarur, kërcënoi X dhe kompanitë e tjera të mediave sociale me gjoba të majme nëse nuk hiqnin videot e goditjes me thikë në kishë, të cilën policia e ka quajtur sulm terrorist.

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei
Lexo po ashtu Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

“Më duket e jashtëzakonshme që X zgjodhi të mos respektojë dhe po përpiqet të argumentojë çështjen e tyre”, citohet të ketë thënë Albanese.

Platforma do të ketë 24 orë për të përmbushur urdhrin e së hënës në mbrëmje, me një seancë të mëtejshme për këtë çështje që pritet në ditët në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Të gjitha fushat që Trump mori vendime që në ditën e tij të parë të kthimit në detyrë si president i SHBA-së

Amerika
Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Trump anuloi punën nga shtëpia për njerëzit që punojnë për shtetin

Amerika
Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Trump ndalon ndihmën e jashtme amerikane për zhvillim për 90 ditë në pritje të shqyrtimit

Amerika
Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit

Trump e shpall sërish Kubën një shtet sponsorizues të terrorizmit

Amerika
Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Donald Trump firmos urdhrat e parë ekzekutivë

Amerika
Kalo në kategori