LAJMI I FUNDIT:

Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli

Kryediplomati turk thotë se vendi i tij mund të pranojë disa palestinezë të liruar nga Izraeli

Turqia mund të marrë disa të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, tha ministri i Jashtëm Hakan Fidan gjatë një vizite në Katar të dielën.

“Presidenti ynë ka deklaruar se ne jemi gati të pranojmë disa palestinezë të liruar… në mënyrë që të mbështesim marrëveshjen”, ka thënë Fidan në një konferencë për shtyp në Doha, përcjell Telegrafi.

“Turqia, së bashku me vendet e tjera, do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim, në mënyrë që marrëveshja e armëpushimit të mbetet në fuqi”.


Faza e parë e armëpushimit në Gaza përqendrohet në lirimin e 33 pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në këmbim të lirimit të rreth 1900 të burgosurve, kryesisht palestinezë, të mbajtur në burgjet izraelite.

Megjithatë, shumë nga ata të burgosur do të internohen përgjithmonë pas lirimit të tyre.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp të dielën, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani tha se ai dhe Fidan kishin diskutuar kryesisht “zhvillimet në territoret e pushtuara palestineze dhe Sirinë” gjatë takimit të tyre me dyer të mbyllura.

Katari ishte një nga negociatorët kryesorë të armëpushimit të Gazës, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i Katarit u bëri thirrje “të gjitha palëve të respektojnë të gjitha dispozitat e marrëveshjes dhe të fillojnë fazën e dytë”, e cila synon të japë një fund më të përhershëm të luftimeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të fillojë diskutimin e fazës së dytë të marrëveshjes kur të takohet të hënën në Uashington me të dërguarin e presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, ka thënë zyra e tij.

Një datë për bisedimet zyrtare që përfshijnë ndërmjetës dhe delegacione nga Hamasi dhe Izraeli nuk është caktuar, me fazën e parë 42-ditore që do të përfundojë muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori