KRU Prishtina njofton për aksionin e shkyçjeve për borxhe mbi 500 euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka zhvilluar sot aksione për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe mbi 500 euro, në disa adresa të qytetit, përcjell Telegrafi.
Sipas KRU Prishtina janë bërë shkyçje në: Rruga “27 Nëntori”, Rruga “Muharrem Fejza” dhe Rruga “Hasan Mekuli”.
KRU Prishtina bën të ditur se nesër dhe gjatë javës aksionet do të vazhdojnë me intensitet të lartë, duke ftuar të gjithë konsumatorët me borxhe të kryejnë pagesat sa më parë, për të shmangur ndërprerjet e shërbimit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































