Zyrtarët e Njësisë Operative të Ujësjellësit (NJOU) në Drenas kanë zhvilluar sot një aksion shkyçjesh në zonën e “Parkut të Biznesit”, ndaj bizneseve që kanë borxhe ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas njoftimit të kompanisë, bizneset që nuk janë përgjigjur ndaj faturave dhe vërejtjeve për borxhe janë shkyçur nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm.


Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se aksionet do të vazhdojnë çdo ditë në të gjitha lokalitetet, me qëllim të rregullimit të pagesave dhe disiplinës financiare ndaj shërbimeve të ujësjellësit. /Telegrafi/