Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë me intensitet të shtuar kontrollet në terren, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe rritjes së korrektësisë së konsumatorëve.

Sipas njoftimit, vizitat po kryhen tek konsumatorët që ende nuk kanë të lidhur kontratë shërbimi, ata që paguajnë me paushall apo pa ujëmatës, si dhe tek konsumatorët me më shumë se dy fatura të papaguara.


Kompania thekson se mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjithë qytetarët, duke garantuar trajtim të barabartë dhe transparencë në çdo procedurë, përcjell Telegrafi.

Konsumatorët ftohen të paraqiten në zyrat e KRU “Mitrovica” për të rregulluar pagesat, nënshkruar kontratat përkatëse ose për të adresuar çështje të tjera që lidhen me shërbimet e ujësjellësit.

Stafi i kompanisë, sipas njoftimit, është i gatshëm të ofrojë asistencë profesionale dhe mbështetje për të gjitha kërkesat e konsumatorëve.

KRU “Mitrovica” rithekson përkushtimin për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe komunikim të hapur me publikun. /Telegrafi/